Mobi Casa

Këto fakte pak të njohura do t’ju bëjnë të mos e pini më duhanin

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

​Ju sjellim 5 fakte jo shumë të njohura që do t’ju bëjnë të mos pini më duhan. Ose të paktën të reflektoni për çdo situatë. 5 cigare ndotin sa një lokomotivë me benzinë!

Një test i kryer nga qendra antiduhan nga Instituti Kombëtar i Tumoreve në Milano ka zbuluar se tymi i pesë cigareve e ndot ajrin aq sa një lokomotivë për trena me benzinë. Testi ka vlerësuar emetimet e grimcave të pluhurave PM10, apo ato me një diametër më pak se 10 mikronë (mijë e milimetrit).

Duhanpirja pasive ekziston edhe jashtë

Cigaret ndotin edhe mjedisin e jashtëm. Sipas një studimi të Institutit Kombëtar të Tumoreve në Milano, për shkak të duhanpirësve, mes orës 18 dhe mesnatës, përqendrimi i grimcave të pluhurave, është më e madhe sesa ajo që gjendet në rrugët me makina. Ky studim është publikuar këto ditët e fundit në European Respiratory Journal.

Edhe bishtat e cigareve janë helmues

Uji Dea

Për këdo që hedh në tokë bishtat e cigareve, normat e reja të gjobave në disa vende të botës shkojnë nga 30 deri në 300 euro. Kjo shifër justifikohet si nga fakti që një bisht cigareje do 3 deri në 4 vjet të shpërbëhet si nga sasia e substancave toksike dhe kancerogjene që gjenden në to. Kryesoret janë: nikotina, si dhe metale të rënda të tilla si nikeli, kromi dhe arseniku.

Lënia e duhanit rrit gjoksin

Femrat që lënë duhanin, pas disa muajsh vërejnë rritje të gjoksit. Kanë qenë vetë ato të cilat u kanë thënë mjekëve të Institutit Kombëtar të tumoreve të Milanos, duke iu përgjigjur një pyetësori të hartuar posaçërisht për këtë çështje. Efekti i shëndoshjes përfshin vetëm gjoksin. Studiuesit bien dakord se shtimi i volumit vjen nga fakti se pirja e duhanit interferon me metabolizmin e hormoneve seksuale femërore dhe në veçanti me atë të estradiolit, transmeton Shqip.

Duhani provokon plakje të parakohshme

Që duhani shkakton rrudha kjo nuk është një risi. Por para disa vitesh, një grup kirurgësh plastikë të universitetit Cleveland (SHBA), deshi të kuptonte se cilat janë sinjalet identifikuese të plakjes nga cigaret, duke analizuar 79 çifte binjakësh, nga të cilët njëri pinte duhan që prej pesë vitesh dhe tjetri jo. Te të parët vëreheshin qepalla të syve të rënduar, rrudha përreth tyre e sidomos në pjesën e poshtme të fytyrës. Këtyre karakteristikave u shtohet një zverdhje e përgjithshme e fytyrës. Ndërkohë, studime të tjera kanë treguar se duhanxhinjtë kanë flokë më të zbehtë, akne, fytyrë të yndyrshme