FITORJA

Këto bimë luftojnë pagjumësinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Me siguri ju ka ndodhur që nuk arrini që gjatë gjithë natës të flini, edhe pse jeni shumë të lodhur.

Silleni nëpër shtrat, shikoni orën, por kurrsesi të keni gjumë në sy? Nëse kjo ju duket disi e njohur është koha të provoni disa përgatitje bimore, të cilat do t’ju ndihmojnë që më lehtë të flini, të jeni më të freskët dhe në mëngjes të jeni shumë të kthjellët.

Livanda

Dy lugë me gjethe të livandës i përzieni me një gotë me ujë të valuar, e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Më pas, në formë çaji, e shtoni edhe një lugë me mjaltë. Çdo ditë konsumoni dy gota me këtë çaj, pak para se të shkoni në shtrat.

Limoni

Zieni dhjetë lugë me lëvore të limonit me një litër ujë. E lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Para se të flini mbushni vaskën me ujë të ngrohtë shtoni gjithë çajin dhe futuni dhe qëndroni për 20 minuta.

Mendra

Gjashtë deri në dhjetë qese të këtij çaji i përzieni me vaj luledielli. Përbërjen e mbani të mbyllur në një enë prej qelqi. Me këtë përbërës lyeni kapakët e syrit sa herë që mendoni se kini vështirësi me gjumin, jeni të nervozuar apo jeni të stresuar.

Eco Higjiena

Aguliçet

Rrënjët e aguliçes i imtësoni shumë. Më pas i vendosni në ujë të valuar. Çdo ditë konsumoni nga dy gota.

Hikërrori

Një lugë me hikërror e zieni me ujë për një minutë, më pas e lini të qëndrojë për 10 deri në 15 minuta. Konsumoni dy-tri gota brenda ditës.

Meli

Zieni një gotë qumësht me dy lugë meli të thatë. E lini të qëndrojë për pesë minuta e më pas i shtoni edhe mjaltë. E konsumoni para se të shkoni të flini.

Murrizi i kuq

Përzieni një lugë me gjethe të thara të murrizit të kuq me gjysmë luge balsam. E zieni dhe e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Çdo ditë konsumoni nga tri gota.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.