UBT

Këto arsye do t’ju bindin të filloni të vraponi çdo ditë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Siç kanë thënë dikur edhe grekët e lashtë, “nëse dëshironi të jeni të fortë – vraponi. Nëse dëshironi të jeni të bukur – vraponi. Nëse dëshironi të jeni të mençur – vraponi”. Dhe, shkenca thotë se ata e kanë pasur mirë.

Normalisht që vetëm vrapimi nuk do t’ju ndihmojë t’i lini të gjitha problemet pas, dhe duhet të konsultoheni me doktorët para se të filloni të përgatiteni për një maratonë. Megjithatë, nëse vrapimi bëhet pjesë e rutinës suaj, padyshim se do t’i vëreni ndryshimet pozitive, transmeton Telegrafi.

Vrapimi është mënyrë e mirë dhe krejtësisht falas për ta rregulluar trupin. Nuk kërkon as paisje të veçanta (edhe pse është mirë të investoni në atlete të mira), e as nuk kërkon anëtarësim në palestër. Të gjitha këto janë arsye të mira për të filluar vrapimin.

Sidoqoftë, përveç këtyre, më poshtë i keni edhe disa arsye tjera të cilat do t’ju bindin të filloni vrapimin qysh sot:

Mobi Casa

– Vrapimi jua forcon zemrën, e rritë numrin e kapilarëve në trup, e gjithashtu edhe numrin e qelizave të kuqe të gjakut. Zemra juaj bëhet shumë më e fuqishme përmes vrapimit.

– Vrapimi e liron stresin. Kjo sepse trupi i akumulon produktet e panevojshme nga tensioni nervor dhe lodhja gjatë ditës. Për t’i hequr këto qafe, ju duhet të djersiteni mirë dhe vrapimi është mënyra më e përsosur.

– Kur ushtroni, trupi e liron një hormon të veçantë që quhet endorfin. Endorfinet ndryshe njihen edhe si hormone të lumturisë sepse kur rritet niveli i endorfineve në gjak, ju përjetoni ndjenja të euforisë dhe depresioni zhduket.

Përveç tjerash, vrapimi është i mirë edhe për shëndetin mendor, sistemin e imunitetit etj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.