UBT

Këto 5 zakone gjatë ramazanit mund t’ju shaktërrojnë krejt organizmin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ramazani, është pos tjerash, një mundësi e madhe për ata që dëshirojnë të reduktojnë peshën e trupit dhe të zgjidhin çështjen e sëmundjeve të ndryshme të zemrës, sidomos kolesterolit dhe presionit të lartë të gjakut.

Megjithatë, ekzistojnë disa shprehi të gabuara të cilave duhet t’u kushtojmë vëmendje në Ramazan, në mënyrë që të arrijmë efektin e agjërimit dhe të mbrojmë organizmin nga shumë sëmundje.

Disa prej tyre janë:

Pirja e një sasie të madhe të ujit gjatë syfyrit, pasi shumë besojnë se ajo do të mbrojë trupin nga etja gjatë ditës. Megjithatë, pirja e sasive të mëdha të ujit gjatë syfyrit u hap më shumë punë veshkave që ta nxjerrin gjithë atë ujë përjashta, dhe kështu në fakt vetëm se rrit etjen. Prandaj, në vend të kësaj këshillohet konsumimi i frutave të pasura me ujë, të tilla si shalqini, pjepri dhe mollat, ngase ato bëjnë që uji të dalë nga trupi gradualisht gjatë agjërimit.
Pirja e ujë të ftohtë menjëherë pas prishjes të agjërimit, ngase kjo redukton qarkullimin e gjakut në stomak dhe zorrë, që paraqet një stres të madh për sistemin e tretjes dhe kështu shkakton ngërçe.

Prandaj, kur prishet agjërimi gjatë iftarit, nutricionistët këshillojnë pirjen e ujit të vakët, d.m.th ujit që ka qëndruar në temperaturë dhome; ose pirjen e qumështit me hurma, dhe vetëm pas iftarit mund të pihet uji i ftohtë për zbutjen e etjes.

Fundamenti

Ngrënia e ushqimit të skuqur (fërguar) për iftar, sepse ajo paraqet rrezik për stomakun, duke shkaktuar dispepsi, obezitet dhe stimulon thartirën pas iftarit. Prandaj, duhet shmangur ky lloj ushqimi sa mundet gjatë iftareve.

4. Ushqimi i ëmbël menjëherë pas iftarit, sepse ajo shkakton akumulimin e yndyrës në trup dhe ndikon në rritjen e peshës së trupit dhe kolesterolit; kështu që nëse doni të hani ëmbël, më mirë është që kjo të lihet pas namazit të taravive dhe në sasi të vogla, maksimumi një ose dy herë në javë.

Konsumimi i sasive jo të mjaftueshme të frutave. Frutat konsiderohen si një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe mineraleve për të cilat ka nevojë trupi në Ramazan, dhe poashtu ndihmojnë në luftën kundër obezitetit dhe zvogëlimin e peshës.

Kripa dhe mëlmesat janë janë armiqtë tanë, për shkakun se konsumimi i ushqimeve të kripura dhe pikante i kontribuon sekretimit të ujit nga trupi, duke shkaktuar kështu ndjenjën e etjes gjatë ditës dhe rrahje të parregullt të zemrës.