Fundamenti

Këto 28 pika kundër Covid -19 u miratuan sot nga Qeveria Hoti, bartja e maskave mbetet masa kryesore

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë, në mbledhjen e Qevrisë ka propozuar disa masa të reja ndaj COVID-19.
Më qëllim të parandalimit të infeksionit Corona Virus COVID-19 pritet që të miratohet kërkesa e Ministrisë se Shëndetësisë për ndërmarrjen e masave si në vijim:

Reduktimi i punonjësve në administratë vetëm në staf esencial dhe angazhimi i tyre me punë nga shtëpia (online), përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin.

Të mbyllen zyrat apo njësitë në të gjitha Institucionet publike, dhe biznese private ku ka raste pozitive.

Për personat me të cilën ka pasur kontakt personi tashme i konfirmuar me Covid -19 pozitiv, zbatohen protokollet në fuqi.

Kontaktet duhet të vet-izolohen për 14 ditë në shtëpi, dhe nuk duhet të kenë asnjë kontakt gjatë kësaj periudhe.

Kontaktet këshillohen për monitorim të shëndetit për 14 ditë pas datës së fundit të ekspozimit dhe të kërkojnë kujdes të menjëhershëm shëndetësore nëse shfaqin ndonjë simptomë (ethe, temperature, kollitje, vështirësi ne frymëmarrje ose diarre).

Të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre, mbikëqyren nga shtabet Komunale, kontrollohen nga inspektorati, QKMF dhe organet e rendit.

Në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të vendosura nga IKSHPK.

Në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangjen e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe inspektoratet komunale të zbatojnë ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa ne raste te mos zbatimit eventual të rekomandimeve të IKSHPK.

Punëtoret shëndetësorë t’i përmbahet rekomandimeve të IKSHPK në përdorimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, të pacienteve dhe të gjithë qytetarëve të vendit.

Bartja e maskave të jetë obligative.

Institucionet që ofrojnë shërbime përmes sporteleve, janë të obliguara, si punonjës ashtu edhe palët të mbaje maske, të respektohet distanca prej 2 metra në pritje në radhe me mundësi të pritjes në hapësirat e jashtme sipas Manualit për luftimin e Covid-19.

Kontroll rigoroze e bartjes së maskave në hyrje të çdo institucioni.

Bartja e obliguar e maskës në transportin publik, taksive si të punonjësit ashtu edhe të udhëtareve, të respektohet distanca prej 2 metra, ajrosja natyrale ( hapja e dritareve) dhe dezinfektimi i automjeteve se paku dy herë gjatë ditës.

UBT

Ndërkrehen aktivitetet në sektorin e identifikuar të Institucioneve përkatëse te listuar sipas gjurmimit aktiv epidemiologjik.

Bartja e obligueshme e maskave nga organet e rendit( zyrtaret policor)

Ndalim i vizitave te familjareve te pacienteve ne institucionet shëndetësore ( lejohet vetëm një përcjellës sipas nevojës).

Reduktimi i operacioneve efektive ne institucionet shëndetësore.

Bartja e obligueshme e pajisjeve personale mbrojtëse në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private brenda dhe jashtë institucioneve.

Kontroll rigoroz e inspektoratit shëndetësor ne institucionet shëndetësore.

Ndalohet grumbullimet ne hapësirat e mbyllura dhe të hapura për më shumë se 50 persona.

Kontroll i rreptë nga organet e inspektoratit dhe policisë për respektimin e distancës prej 2m dhe bartja e maskës në çdo hapësirë të mbyllur (zyra, qendrat tregtare, sportele) dhe te hapura ( gastronomia në tërësi)

Në veçanti veprimtarit tregtare ( makete, furra e bukës , barnatoret etj.) dhe gastronomia janë të obliguara të bartin maska dhe qasje të lehtë dhe të vazhdueshme në përdorimin e dezinfektuesve.

Ceremonitë mortore të zhvillohen vetëm me rrethin e ngushtë familjar.

Angazhohen organet përkatëse të mbikëqyrin zbatimin e këtyre masave.

Ministria e shëndetësisë dhe IKSHPK do përcjellin gjendjen dhe nëse rendohet situatës, atëherë do të kërkohet kthimi i masave rigoroze të rekomanduara sipas OBSH.

Komunat të aktivizojnë plotësisht shtabet lokale.

Zbatimi i masave shtesë të mbrojtjes për shtëpitë e pleqve.