ARKATANA

Këtë vit 10.5 % më shumë investime të huaja

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Deri në shtator të këtij viti, investimet e huaja direkte të pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 201.5 milionë, që paraqet një rritje prej 10.5 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në kuadër të strukturës së investimeve të huaja direkte, me rritje u karakterizua kapitali dhe fondi i investimeve në aksione, ndërsa investimet në instrumente të borxhit shënuan rënie.

FIDANISHTJA

“Kapitali dhe fondi i investimeve në aksione, që përbën rreth 91.2 përqind të gjithsej IHD-ve, arriti vlerën prej 183.8 milionë euro dhe shënoi rritje prej 20.0 përqind. IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit arritën vlerën prej 17.6 milionë euro, një rënie prej 39.5 përqind.

Rritje më e lartë e IHD-ve u shënua në sektorin e shërbimeve financiare dhe në shërbime të tjera (30.2 përkatësisht 13.7 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar), përderisa në sektorët e patundshmërisë dhe të ndërtimit u shënua rënia më e lartë e IHD-ve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.”, thuhet në raportin e vlerësimit të ekonomisë për periudhën e tre mujorit të tretë./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.