Fundamenti

Këtë javë Kuvendi nis sesionin vjeshtor

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kuvendi i Kosovës këtë javë do të nisë sesionin vjeshtor të punës së tij. Sipas burimeve brenda Kryesisë së Kuvendit, të mërkurën pritet të mbahet mbledhja e kryesisë, në të cilën do të caktohet seanca e radhës. Por, sipas këtij burimi, në këtë seancë nuk do të jetë pikë e rendit të ditës projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Të mërkurën pritet të mblidhet kryesia e Kuvendit për ta ftuar seancën e parë plenare për sesionin vjeshtor, por në rend dite nuk do të jetë demarkacioni”, ka thënë ky burim, sipas të cilit arsye është se Qeveria ende nuk e ka riproceduar atë në Kuvend, meqë ka filluar disa takime me banorët e komunave të Dukagjinit.

UBT

“Kjo pasi Qeveria e ka tërhequr në seancën e fundit nga rendi i ditës dhe tani kryeministri Isa Mustafa po kërkon konsensus para se ta riprocedojë në Kuvend. Në këtë kuadër Mustafa ka filluar takimet tashmë me përfaqësuesit e komunave të rajonit të Dukagjinit që udhëhiqen edhe nga partitë opozitare”, ka shtuar më tutje burimi brenda Kryesisë. Gjatë kësaj kohe, kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa, synon takime edhe me krerët e partive opozitare për të diskutuar rreth mundësisë së arritjes së një konsensusi për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.