ARKATANA

“Këtë e bëjnë vetëm regjimet autoritare, ky është sulm direkt ndaj Gjykatës Kushtetuese”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar protestën e sotme të Lëvizjes Vetëvendosje si sulm direkt ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar, Hoxhaj ka thënë se vetëm në regjime autoritare ndodh që partia në pushtet të organizojë protesta.

Sipas Hoxhajt sot është shënuar edhe tronditja e parë e demokracisë dhe rendit kushtetues në Kosovë.

Hidromorava

“Vetëm në shtetet me regjime autoritare mund të organizohen protesta nga partitë në pushtet. Shembujt janë të shumtë kudo në botë kur protestat përdoren si instrumente të fundit për të qëndruar dhe mbajtur pushtetin në mënyrë të dhunshme. Kosova sot përjetoi vetëm tronditjen e parë të shkundjes së demokracisë dhe rendit të saj kushtetues që duke u thirrë në të drejtat e qytetarëve për të protestuar po shantazhon dhe kërcënon pavarësinë e pushteteve të tjera sikurse ai i gjyqësorit”, ka shkruar Hoxhaj.

Enver Hoxhaj në fund ka thënë se një protestë e tillë është e rrezikshme meqë po organizohet në një kohë kur Kushtetuesja është mbledhur për të kryer punën e saj.

“Është e papranueshme dhe e rrezikshme një protestë sot në kohën kur Gjykata Kushtetuese është mbledhur për të kryer punën e saj profesionale. Ky është sulm i drejtpërdrejt ndaj punës, integritetit dhe pavarësisë të secilit anëtar të Gjykatës, e mbi të gjitha ndaj demokracisë tonë”, ka përfunduar Hoxhaj./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.