Keta rrah rusin, mbron titullin në WBC

Boksieri shqiptar Gjetan Keta ka mposhtur me nokaut rusin Marat Kazev, duke mbrojtur titullin e kampionit euro-aziatik për kategorinë WBC.
Gjetan Keta ka mbrojtur titullin e kampionit euro-aziatik për kategorinë WBC. Në meçin, i cili u zhvillua në Bulçiz, Boksieri shqiptar e ka nokautuar boksierin nga Rusia, Marat Kazev
Dueli ka nisur me taktikë ofensive për Ketan dhe difensive për Kazev, i cili ka qenë tepër i mbyllur në mbrojtje.
Raundi i parë përfundoi i me barazim, i dyti me epërsinë e boksierit shqiptar dhe në të tretin erdhi dhe nokauti me Ketan që e goditi kundërshtarin në pjesën anësore të trupit, goditje të cilës Kazev i rezistoi pak sekonda para se të binte në tapet.
Në përfundim, të dy atletët në shenjë respekti përqafuan njëri-tjetrin. Duhet cekur, se Keta kishte përkrahje të madhe nga publiku shqiptar, i cili ishte i veshur kuqezi.