ARKATANA

Këta policë gjermanë shpallen heronj të ditës, ja si e shpëtuan kosovaren nga vdekja

/ 2 minuta lexim
HW

Këta policë gjermanë shpallen heronj të ditës, ja si e shpëtuan kosovaren nga vdekja.

Pesë policë në pikën e kontrollit kufitar në Pocking, në autostradën A3 në Gjermani, kanë dhënë me sukses provimin e tyre për humanizëm!

Një familje shqiptare prej pesë anëtarësh ishte duke udhëtuar me makinë nëpër Austri drejt Gjermanisë, shkruan pno.de. Qysh sa ishin ende në Austri, gruaja rreth 70 vjeçe ishte ankuar për probleme shëndetësore, kështu që familjarët u detyruan të ndalonin në një vendpushim të autostradës.

ARKATANA

Ndërkaq, kur familja kishte hyrë në Gjermani, gjendja e gruas u përkeqësua në mënyrë dramatike, transmeton Albinfo.ch. Ajo u alivanos dhe pulsi nuk i rrihte më. Shoferi i makinës informoi policët në postin e parë policor, të cilët pastaj i thirrën për ndihmë kolegët e tyre. Pesë policë filluan me masat e reanimacionit, përmes masazhit të zemrës dhe frymëmarrjes artificiale, bën të ditur eprori i tyre 30 vjeçari Goller, i cili punon në këtë pikë nga dhjetori i vitit të kaluar. “Ishte një punë ekipore”, thotë ai me modesti. Policët në këtë veprim i ka ndihmuar fakti se ata pak kohë më parë kishin mbaruar një trajnim për ndihmën e parë.

Derisa Kryqi i Kuq i Bavarisë arriti në vendin e ngjarjes, policët po e vazhdonin luftën për jetën e pacientes, përcjell Albinfo.ch. Dhe këtë e mbaruan me sukses. Kur ajo ishte tashmë në autoambulancë, i ishte kthyer pulsi. Ndërkohë ajo është dërguar për trajtim në një klinikë në Passau.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.