ARKATANA

Këta janë zëvendësministrat e PDK-së dhe LDK-së

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Pas emërimit të ministrave të ri në Qeverinë Mustafa, i ka ardhur radha edhe emërimit të zëvendësministrave. Nga burime brenda dy partnerëve kryesor të koalicionit, PDK-së dhe LDK-së, Indeksonline mëson edhe emrat të cilët po lakohen për zëvendësministra. Kështu nga radhët e PDK-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme, zëvendësministër pritet të riemërohet Petrit Selimi, kurse nga LDK-ja, Valon Murtezaj.

Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa nga PDK-ja dhe Lirije Kajtazi nga LDK-ja. Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala nga PDK-ja dhe Sali Morina nga LDK-ja. Në atë të Punëve të Brendshme, nga PDK-ja pritet të emërohet këshilltarja e deritashme e Thacit, Dhurata Hoxha, kurse në LDK ende nuk janë të përcaktuar.

Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik është duke u lakuar përsëri emri i Gani Kocit nga PDK-ja, por ka mundësi që këtë radhë në këtë dikaster qeveritar, nëse jo në atë të bujqësisë, zëvendësministre emërohet Laura Perjuci-Zherka nga PDK-ja dhe Fatmir Rexhepi nga LDK-ja, kurse Koci të emërohet në Ministrinë e Financave, nëse aty nuk emërohet Anila Statovci, ndërsa nga LDK-ja në financa pritet të emërohet Ali Sadriu.

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Lirak Celaj nga PDK-ja dhe Vlora Dumoshi nga LDK-ja, kurse në atë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Bajraktari nga PDK-ja dhe Shani Mullabazi nga LDK-ja. Ndërkaq, Bekim Collakut në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, nga PDK-ja pritet t’i bashkohet si zëvendësministër Ramadan Ilazi, kurse nga LDK-ja, Xhafer Tahiri.

Uji Dea

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, si zëvendësministër pritet të jetë Avni Kastrati nga PDK-ja dhe Ymer Havolli nga LDK-ja. Në shëndetësi, Flora Brovina nga PDK-ja dhe Besa Gaxherri ose Haxhi Avdyli nga LDK-ja, kurse Basri Musmurati nga PDK-ja dhe Fadil Gashi nga LDK-ja në Administrimin e Pushtetit Lokal.

Ndërkaq, Berat Luzha nga PDK-ja dhe Hanefi Muharremi nga LDK-ja në atë të Administratës Publike. Naim Fetahu nga PDK-ja, pritet të emërohet zëvendësministër në Infrastrukturë, bashkë me Luan Golën e LDK-së. Ndërsa Adyl Ymeri nga PDK-ja në Ministrinë e Drejtësisë, bashkë me Arsim Janovën e LDK-së.

Në katër ministritë e tjera, Diasporën, FSK-në, MPMS-në dhe atë për Komunitete dhe Kthim, PDK-ja do t’ua lë partnerëve të saj të vegjël, kurse LDK-ja si zëvendësministra pritet t’i pozicionojë në këto ministri më shumë zyrtarët e saj që vijnë nga rajoni i Dukagjinit. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.