UBT

Këta janë emrat e rinj të kabinetit qeveritar Mustafa?!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shkuarja e Hashim Thaçit në Presidencë dhe lënia vakante e dy pozitave të rëndësishme në kabinetin qeveritar Mustafa, ka bërë që dy partnerët e koalicionit PDK- LDK të fillojnë diskutimet për ndryshime, gjegjësisht për formatizim të Qeverisë.

Burime brenda koalicionit kanë thënë se riformatizimi pritet të ndodh pas datës 7 mars, gjegjësisht pas betimit që do ta bëjë, presidenti i ri i vendit, Hashim Thaçi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Gazeta Blic i ka mësuar edhe emrat se kush do të vij e kush do të shkoj nga kabineti qeveritar Mustafa.

Postin e zëvendëskryeministrit, të cilën deri dje e mbante Hashim Thaçi, mund ta zërë nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj. Ndërkaq, si opsion tjetër për ish- ministrin e Punëve të Jashtme, po përmendet edhe ministria e Integrimeve Evropiane, nëse ministri i deritanishëm, Bekim Çollaku do t’i bashkohet Hashim Thaçit në Presidencë.

“Hashim Thaçi bashkëpunëtorin më të ngushtë tash e 16 vjet e ka Bekim Çollakun. Ka gjasa që Çollaku t’i bashkohet Thaçit në Presidencë, dhe në vend të tij të vijë Hoxhaj”, ka thënë ky burim.

Uji Dea

Ndërkaq, në postin e ministrit të Punëve të Jashtme të vij zëvendëskryeministri i deritashëm nga radhët e LDK-së, njëherësh ministri i Kulturës, Kujtim Shala.

Ndërkaq, këto burime bëjnë të ditur se në vend të tij, në postin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Çështjeve Jorezidente, të vij zëvendësi i Hashim Thaçit, Petrit Selimi.

Rokadë mund të bëhet edhe me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi. Merret vesh se Memli Krasniqi mund të kaloj në krye të Ministrisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme, pozitë të cilën tani e mban Skender Hyseni i LDK-së.

“Ministria e Brendshme, që e mban LDK ka gjasa t’i kaloj PDK-së, derisa të Jashtmen ta marrë LDK”, thonë këto burime.

Ndërkaq, ka gjasa që për shkak të dështimeve të shumta, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami të shkarkohet nga ky post.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.