ARKATANA

Këta janë dhjetë lojtarët shqiptarë më të paguar në futboll – Muriqi më lartë se Xhaka, befasojnë Hysaj dhe Muçi

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Futbollistët shqiptarë në vitet e fundit kanë fituar respekt në kampionatet kryesore evropiane, duke luajtur në nivel të lartë në klubet që përfaqësojnë.

Telegrafi ka nxjerr pagat bruto të lojtarëve shqiptarë në vit, të bazuar në ueb faqes ‘Capology’, që është e specializuar për kontratat e futbollistëve.

Në vendin e parë, siç pritej është ylli i Chigaco Fire, Xherdan Shaqiri, i cili paguhet 6.7 milionë euro në vit.

Pas tij vjen Vedat Muriqi, sulmuesi i Mallorcas në Spanjë me një pagë rreth 4.5 milionë euro.

Granit Xhaka që u largua nga Arsenali këtë vit për të luajtur në Bundesliga te Bayer Leverkusen, ka një pagë bruto rreth 4.2 milionë euro në vit.

Tre mbrojtës që luajnë në Seria A, janë pjesë e kësaj liste. Bëhet fjalë për Elseid Hysaj, Marash Kumbullën dhe Amir Rrahmanin.

Uji Dea

Elseid Hysaj (Lazio) paguhet 3.7 milionë euro, pas tij vjen Marash Kumbulla (Roma) 3.3 milionë euro, ndërsa kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani (Napoli ) ka pagë bruto në vlerë 3.2 milionë euro në vit.

Me paga mjaftë të mira janë edhe dyshja shqiptare e Besiktasit, Milot Rashica dhe Ernest Muçi që paguhen nga 3 milionë euro neto në sezon.

Armando Broja me kontratën e tij te Chelsea paguhet 2.4 milionë euro në vit.

I fundit që mbyll top 10-shin është Enis Bardhi i Trabzonspor me një pagë prej 2.1 milionë euro në vit.

Paga mbi 1.5 milionë euro në vit kanë Ardian Ismajlin, Nedim Bajramin dhe Thomas Strakosha. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.