GRANDEMALL

Këta janë anëtarët e bordit të Telekomit që u shkarkuan, ndër ta edhe gruaja e deputetit të AAK-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qeveria e Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës.

Edhe pse nuk ishte paralajmëruar se cila është arsyeja e kësaj mbledhje, kryeministri Kurti dhe ministrat et ij morën një varg vendimesh.

Një nga vendimet kryesore që u ndërmorën në këtë mbledhje ishte dhe shkarkimi i bordit të Ndërmarrjes Publike Telekomi.

Një nga anëtarët e këtij bordi është Besa Shatri (njëherësh gruaja e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha).Shatri kishte qenë në listën e ngushtë tek komisioni dhe britanikët, madje ishte njëra nga kandidatet me më së shumti pikë. E renditur sipas pikëve në procesin e rekrutimit, në listën që e ka dorëzuar komisioni në kuvend ajo kishte dalë e para, ndërsa në rekomandimet e britanikëve figuronte e katërta.

Uji Dea

Anëtarë të tjerë të shkarkuar nga ky bord janë edhe: Skender Hoti ish bashkëluftëtarë i Fatmir Limajt si dhe dëshmitarë në rastin e tij në Hagë, Shkelzen Ibrahimi, Sead Ujkani dhe Suzana Andjlkovic.

Është pikërisht ministrja e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari para kabinetit qeveritar propozoi që të bëhet shkarkimi i bordit duke thënë se Telekomi është në prag të falimentimit dhe veprimi është mëse i nevojshëm, transmeton Indeksonline.

“Telekomi është në një gjendje shumë të rëndë financiare dhe operative. Ndodhet në prag të falimentimit, në këto rrethana si ministre përgjegjëse konstatoj nevojën për veprim të menjëhershëm të Qenërisë. Të shkarkohet ky bord dhe të emërohet bordi i ri”, tha Hajdari.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.