Kështu shkëlqeu Adnan Januzaj kundër Leicesterit
Adnan Januzaj dhuroi një paraqitje mbresëlënëse kundër Leicesterit. Talenti nga Istogu, Adnan Januzaj, shkëlqeu në rikthimin e tij si titullar në Premierligë me Manchester Unitedin.
Adnani luajti 90 minuta në fitoren 3:1 të Djajve të Kuq në Old Trafford kundër Leicester Cityt.
Ai pati një paraqitje tejet të mirë, duke qenë një nga lojtarët më aktiv të Unitedit në fushë.

