Uji Dea

Kështu patrullon xhandarmëria serbe në territor të Kosovës

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Banorët e Karaqevës kësaj radhe janë kujdesur që patrullimet e xhandarmerisë serbe t`i paraqesin edhe përmes fotografive. Kjo foto le t`i shërbejë delegacionit të Kosovës që po bisedon në Bruksel. Është më shumë se dëshmi tha Selver Lenjani.

Një patrullë e xhandarmërisë serbe është kapur nga banorët e Karaqevës teksa ajo po patrullonte në brendi të territorit të Kosovës më 28 janar 2016, raporton rajonipress.

RCCOLA

Selver Lenjani thotë se fotoja është bërë me të vetmin qëllim për t`i treguar delegacionit të Kosovës si dëshmi se xhandarmëria serbe po hynë e po del kur po ka dëshirë në Kosovë. “Për ne nuk është vetëm provokim, por edhe fyerje ndaj shtetit të Kosovës. Kjo foto le t`i shërbejë delegacionit të Kosovës që po bisedon në Bruksel. Është më shumë se dëshmi” tha Lenjani./rajonipress/