KKVITI

Kështu do të pritet Ilir Meta sot në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të hënën Gjilani është zgjuar me flamur të shumtë nëpër tërë qendrën e qytetit dhe bilborda të Ilir Metës, duke i dëshiruar mirëseardhje kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Meta ka edhe një agjendë të ngjeshur të takimeve.

Gjilani është zgjuar më i stolisur se herëve tjera këtë të hënë. Flamuj të shumtë shtetëror e kombëtar dhe bilborda të Ilir Metës shihen kudo. Në të gjitha fotot e vendosura i dëshirohet mirëseardhje kreut të Parlamentit shqiptar, raporton rajonipress.

Në Gjilan ndryshe ka kohë të gjatë që nuk ka shkelur ndonjë president apo edhe ndonjë zyrtar në nivel rangu më të lartë shtetëror. Madje as Atifete Jahjaga kurrë nuk u mundua ta vizitojë Gjilanin dhe Anamoravën.

Ndryshe Kompania “Eco-Higjiena” së bashku me komunën gjatë tërë ditës së diel ka vendosur flamuj shtetëror për nder të vizitës së Ilir Metës, por edhe për nder të festës së 28 nëntorit.

RCCOLA

Ndryshe sipas agjendës së komunës Ilir Meta pritet të takohet me Lutfi Hazirin, një takim pritet ta ketë me lëvizjen “Vatra”.

Qendra e qytetit është stolisur me flamuj të dielën për nder të ardhjes së Ilir Metës, por edhe për nder të 28 nëntorit.

Ndërkaq komuna e Gjilanit sot edhe ka zbardhur agjendën e vizitës së Ilir Metës.

Sipas agjendës së vizitës së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë zotit Ilir Meta në komunën e Gjilanit, ai pritet të takohet nga Kryetari i komunës së Gjilanit,Lutfi Haziri, një takim pritet ta ketë me përfaqësuesin e Lëvizjes “Vatra”, pastaj Ilir Meta do të kelt një konferencë për shtyp, do të realizohet një vizitë në gjimnazin e ri “Zenel Hajdini”, dhe do të marrë pjesë në akademinë me rastin e 102 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në teatrin e Qytetit./rajonipress/