UBT

Kështu do të duket stadiumi i qytetit në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Skuadrat e futbollit të qytetit të Gjilanit KF Drita, KF Gjilani, KF Bashkimi dhe Shkollat e futbollit, tani e tutje nuk do t’ia kenë lakmi askujt sa i përket stadiumit, pasi stadiumi i qytetit në Gjilan shumë shpejt do të ketë një pamje të re si shumë fusha të futbollit në Evropë.

Gjithçka është në fazën përfundimtare të këtij projekti, duke dëshmuar se Komuna e Gjilanit së bashku me Ministrinë e Sporteve të Kosovës do të jenë akterët kryesor të këtij projekti sportiv.

“Ne jemi në fazën përfundimtare është bërë një punë shumë profesionale nga ana jonë, është studiuar çdo detaj i këtij projekti të stadiumit të qytetit të Gjilanit, shikuesit do të kenë rast që në këtë stadium të kalojnë qaste të bukura futbollistike”, ka bërë të ditur menaxheri i zyrës së projekteve në Komunën e Gjilanit Habib Mahmuti.

Mahmuti i cili shpjegoi gjerë e gjatë në mënyrë profesionale çdo detaj se çka do të punohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

GRANDEMALL

“Jemi në fazën përfundimtare që projekti të dërgohet në tenderim, të hartohet projekti të gjinden mjetet financiare dhe të fillohet të punohet, besoj se kjo gjë shumë shpejt do të bëhet e ditur”, shprehet Mahmuti.

Se çfarë pamje do të ketë stadiumi i qytetit në Gjilan në bazë të shikimit të projektit mund të thuhet lirisht se kemi të bëjmë më një stadium tejet funksional dhe modern.
“Stadiumit do ti rrënohet tërësisht tribunat në pjesën e zhveshtorës, gjithashtu do të bëhen riparime të mëdha si në ujësjellës, kanalizim, do të ndërtohen tribuna edhe pas portave ndërsa një pjesë e tribunave do të ketë edhe mbuloj, do të ketë reflektorët dhe parashihet stadiumi të ketë rreth 10.000 ulëse, çdo person i deleguar në mënyrë zyrtare do ta ketë vendin e tij siç janë: gazetarët, kameramanët, personat e hendikepuar, mysafirët special e kështu me radhë, mendoj se skuadrat e futbollit në komunën e Gjilanit shumë shpejt do ti gëzohen këtij projekti të Komunës së Gjilanit”, thekson Habib Mahmuti./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.