United Hospital

Kështu do të duket Qeveria Haradinaj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Tashmë kanë mbetur edhe pak orë deri në mbajtjen e seancës ku do të votohet Qeveria e re e Kosovës. Gati është edhe lista me emrat e shumicës së ministrave që do të udhëheqin dikasteret e Qeverisë Haradinaj nga koalicioni PAN-AKR dhe Lista Serbe.

Klan Kosova ka siguruar emrat e njerëzve që do të jenë në krye të ministrive të ekzekutivit të ri që pritet të votohet nesër pasdite.

Ministrat e Partisë Demokratike të Kosovës do të jenë: Abelard Tahiri, ish-këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i cili do ta ketë timonin e dikasterit qeveritar të drejtësisë, Uran Ismajli, ministër i Integrimit Evropian, në krye të ministrisë së Financave, Besim Beqaj, kurse për pozitën e shefit të Ministrisë së Kulturës mbetet të vendoset në mes të Enver Hoxhajt i cili poashtu pritet të jetë edhe zëvendëskryeministër dhe Rexhep Hotit.

Klan Kosova merr vesh se ministrat nga radhët e AKR-së do të jenë; Behgjet Pacolli-Ministër Punëve të Jashtme njëherit zëvendëskryeministër, me ministrinë e brendshme do të udhëheq, Abdylselami Shkodra, ministër i Zhvillimit Ekonomik Valon Lluka, Ministrinë e Ambientit do ta drejtojë, Albena Reshitaj.

Nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është vendosur që ministra të jenë: Rrustem Berisha i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Pal Lekaj i Infrastrukturës.

Eco Higjiena

Partneri tjetër i koaliciont PAN, Nisma do ta ketë në duar ministrinë e Arsimit të cilën pritet ta drejtojë: Valdete Bajrami ose Shyqri Bytyqi.

Drejtues i Ministrisë së Diasporës do të jetë Dardan Gashi që njëherit do ta ushtrojë postin e zëvendëskryeministrit.

Tre ministrat serbë që do të jenë pjesë e Qeverisë Haradinaj janë ish-ministri, Dalibor Jevtiq, që do të vazhdojë të udhëheqë me ministrinë e Kthimit dhe Komuniteteve, Ivan Teodosijeviq, që poashtu do të vazhdojë ta udhëheqë ministrinë e Administrimit dhe Pushteti Lokal.

Ndërsa ministër për herë të parë do të jetë: Nenad Rikalo që do drejtojë ministrinë e Bujqësisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.