Eko Higjiena

Kështu dështon shteti..!!

/ 9 minuta lexim
Hidromorava

Nga Gani Sadiku – Vitet sa vijnë e shkojnë, tranzicioni në vend nuk mbaron, jo se në këtë vend nuk ka vullnet dhe dëshirë për të ecur përpara, por se demokracia dhe shteti kanë rënë në duar të gabuara, ku rendi demokratik në Kosovë ka nisur t’i ngjajnë në mënyrë të habitshme, madje të frikshme, diktaturës komuniste ndonëse me mjete dhe qëllime më të rafinuara.

Kjo lloj diktature e cila ka nisur të instalohet nga njerëzit e Qeverisë që janë të korruptuar dhe, nga njerëzit servil të liderit e të pushtetit. Këta nisen më shumë nga pasioni pa fre për pushtet dhe për zhvatje të pasurisë publike, se sa nga faktet që i kanë përditë para syve. Këta servil të pushtetit, përloten kur lideri i tyre shkon gjëkundi për ngushëllim.

Ata gëzohen kur lideri i tyre del në shëtitje, ju duket sikur kanë dalë ata vetë. Kjo lloj race ka një ndjesi shumë të zhvilluar të kolektivizimit dhe shndërrimit të ndjesisë individuale në ndjesi shoqërore.

Përvjetorët, takimet elektorale dhe tubimet e ndryshme partiake, për ta janë një gjë që duhet mbajtur mend thuajse për jetë.

Mbase kjo edhe mundë t’u konvenoj atyre që janë të interesuar në falimentimin e shtetit, duke e bërë gjithnjë më të pa dashur, gjithnjë më të varfër, gjithnjë duke detyruar rininë për të ikur nga vendi i tyre, që paraqet një rrezik potencial, i cili qon drejt dështimit të shtetit.

Dashuria për Kosovën kishte shumë kuptim edhe kur digjej flakë nga okupatori, edhe kur luftohej kundër Serbisë, edhe kur jeta dhe vdekja mbilleshin në një saksi, sepse e dinim që një ditë do ta arrijmë qëllimin, do të çliroheshim njëherë e përgjithmonë nga një okupator shekullor, por jo për t’u okupuar nga të brendshmit e “fortë” dhe për ta pushtuar shpirtërisht popullin e stërvuajtur.

Tash Hashim Thaçi po thotë që Kosovës duhet me ja ndërrua fytyrën. Atë s’bën me ja ndërrua, se gjatë gjithë historisë ajo kishte një fytyrë, asaj duhet t’ia zbardhim fytyrën dhe t’ua nxjerrim nga kthetrat ujqërve të tërbuar.

Shumë është folur për lirinë e Kosovës, shumë jeta janë dhënë për ta skuqur duvakun e sajë të bukur, por asnjëherë nuk është menduar se 15 vjet mbas luftës Kosova do të vidhet, do të plaçkitet, do të varfërohet, e do të përgjaket.

Vrasësi mbetet vrasës për viktimën pa marr parasysh kush është ekzekutori, dhe asnjëherë nuk do të ketë vrasës të mirë,! Kosova është futur në faqen e zezë të historisë, e cila për çdo ditë po rëndohet nga barra e krimit, hajnisë dhe degradimit të vlerave. Asaj çdo ditë i thyhet kurrizi nga pesha e krimeve të cilat i ngarkohen nga faktori ndërkombëtar, e që supozohet se kryes janë ata që mesë tepërmi kanë përfitua nga veprimet kriminale, dhe të cilët kanë jetuar në simbiozë me fundërrinat e Millosheviçit në Beograd dhe të Fatos Klosit në Tiranë, apo thënë më drejt, të UDB-së dhe SHISH-it.

Kosova për çdo ditë humbë kredi në sytë e bashkësisë ndërkombëtare kur në krye të shtetit ndodhen njerëzit me të kaluar kriminale që prapë kërkojnë votën tuaj, jo për ta qeverisur vendin, por për ta mbuluar krimin dhe për ta vazhduar avazin e hajnisë dhe banditizmit por edhe të shumë izmave tjerë , që vërtetohet nga të gjitha sigurimet e huaja sekrete, e sidomos nga NATO-ja.

Janë disa njerëz që me dekada janë thirrur në luftën çlirimtare, në kontributin e tyre për vendin e që sot i bëjnë dëme të mëdhaja vendit me hajni, diletantizëm dhe krim.

Mobi Casa

Ata gjithherë dinë ta ruajnë veten duke i fshehur veprimet e tyre pas emrit te UÇK-së pa i llogaritur pasojat që i shkaktojnë vendit, dhe qytetarëve te tij, vetëm për interesa të tyre meskine. Bota përparimtare dhe demokratike po bënë “seri” me neve duke thënë se si është e mundur që për pak vite, ky popull të ndryshoj kaq radikalisht. Ky popull ishte në gjendje të përballet me regjimin më të egër ne Evropë, dhe tani të mos jetë në gjendje të lirohet nga njerëzit e “përhershëm” që në ç’do aspekt e pengojnë demokracinë me veprimet e tyre, me mentalitetin e hajnisë, dhe me një pasuri përrallore e cila nuk vjen ndryshe përpos në vendet diktatoriale duke u veshur me pushtet, për ta mbrojtur krimin dhe korrupsionin.

Kosova po shkon në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit të vitit 2014 me improvizime të KQZ-së, Pa reforma zgjedhore, dhe kushtetuese e cila filloi, por nuk mbaroi asnjëherë. Funksionaliteti i një shteti bazohet më së tepërmi në dy elemente, në respektimin e rendit / ligjit, dhe legjitimitetin e tij politik. Në të kundërtën kemi dobësimin e shtetit për ta forcuar pushtetin,

Partitë politike në Kosovë i kanë këta njerëz që i kanë, të cilët politikën e konsiderojnë si rrugën më të shkurtër për të ardhur deri tek pasuria, para së gjithash kanë bërë që politika të mos jetë pasion apo profesion, por është bërë interes, dhe dihet që nëse s’ka demokraci të brendshme partiake, s’do të ketë as demokraci në shtet.

Prurjet janë jo natyrale kur bëhen në prag të fushatës elektorale dhe konsideroj si një përpjekje për të pikturuar një pamje të mirë në situata amorfe e që del krejt artificiale.

Me hyrjen në parti politike të figurave kyçe nga shoqëria civile në Kosovë ndodhë pikërisht shkrirja e personalitetit dhe individualitetit të këtyre figurave në vend se të ndihmonin në demokratizimin e partisë në të cilën aderojnë dhe nuk është hiq më pak as më shumë se unifikim i qëndrimeve të tyre me politikën qeveritare. Aderimet e figurave të reja në parti ja zgjatin jetën liderit i cili pajiset me ide të reja, kur dihet që partitë popullsitë synojnë liderin, ndërsa partitë neoliberale i synojnë vlerat në një shoqëri.

Nga ana tjetër Thaçi e poshtëroi Kosovën me sjelljet e tij që nga fusnota e këndej, ku më rënien e kuvendit e dëshmoj se ai ka qenë i padenjë, dhe ka qenë levë e qeverisë për ti kryer shërbimet e sajë. Ky i kishte dy dështimet më të turpshme,; e para në krijimin e FAK-ut, dhe e dyta, mos vazhdimin e vendeve të rezervuara për pakicat, ndërsa, ai ishte që solli gjykatën ndërkombëtare në Kosovë e cila do t’i dënoj krimet e supozuara të luftës.

PDK-ja sot nga shumë analiza politike konsiderohet si parti në të cilën fshihen kupola e krimit të organizuar, që për një kohë të gjatë qëndroi në pushtet me përkrahjen e liderit te tyre, i cili së bashku me ta plaçkiti popullin në mënyrën më perfide, pengoi funksionimin e rendit-ligjit, dhe për atë sot, në vendin tonë kemi një drejtësi me vepra të grumbulluara kriminale të cilat i ka mbuluar pluhuri i harresës. Policinë e cila ishte argat i hajnisë dhe shmangies së veprave kriminale të “Bosëve të mëdhenj” në vend se të ishte pararojë e shtetit, Spitaleve të lemerisë që ke frikë edhe të vizitosh dikë. Ikjen klandestine dhe pamjet trishtuese të njerëzve nën urat e Francës.

Në ditën e shpërndarjes së Parlamentit u përdor në diskursin elektoral pothuajse nga të gjithë diskutuesit, dhe ishte një debat klishe, debat i rëndë dhe gjatë katër viteve, janë përdorë fjalime dhe mistrecllëçe që si ka hije një parlamenti.

Disa deputet të këtij Kuvendi ishin me vota të vjedhura, dhe këtë nuk e kanë problem ta thonë më as vet zyrtarët e PDK-së meqë rast janë humbur katër vite, dhe nuk janë bërë reformat e nevojshme në sistemin zgjedhor, e tani kanë filluar të vinë kritikat e para nga BE-ja për shkak të huçjes së reformës zgjedhore. Ky kuvend ka qenë turpi i të gjithëve për 4 vite me radhë, ku edhe Thaçi në fund i’a la “këmbët e arushës në dorë” dhe tha,;” s’na duhet një kuvend që nuk i voton forcat e veta të armatosura”.

Përveç në Kosovë që unë e quaj vend i paradokseve askund tjetër në Evropën nuk ndodhë që Qeveria ta shpërndajë parlamentin në vend se të ndodhte e kundërta, dhe që pozita ta braktisë mbledhjen e Kuvendit, në vend se të ishte ndryshe. Brenda shtatë vitesh Thaçi ka pasur dhjet miliard euro për të investuar në infrastrukturë dhe zhvillim ekonomik, ndërsa sot vështirë i besohet në pohimet e tij për një fond punësimi duke ditur se këto janë para të qytetarëve e jo para publike.

Vota e datës 8 qershor është një prove force ne mes atyre që e tolerojnë politikat e qeverisë, dhe atyre që dëshirojnë t’i dërgojnë një mesazh se nuk do të tolerojnë hajninë korrupsionin edhe krimin deri në pafundësi. zgjedhjet e 8 qershorit do të jenë një tregues kryesorë për Qeverinë aktuale që duhet të shkoj në shtëpi, pasi thesarin më i çmuar nga të gjitha është konsumuar dhe ajo është KOHA./rajonipress/