FITORJA

“Kështjella Engers mori shkëlqim nga violinistja shqiptare Ervis Gega”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shëtinë e filloi Ervis Gega me «Salut d`Amour» të autorit Edward Elgar ku shkëlqeu teknika brilante e artistes shqiptare, profesoreshë me honorar në Mainz…

Violinistja nga Shqipëria, Ervis Gega me tre bursistë, ka dhënë një koncert kulminant në kuadrin e manifestinit “Villa Musica”në kështjellën Schloß Engers të qytetit gjerman Neuvied në natën e ndërrimit të moteve.

Ja se çfarë shkruan faqja kurier.de për koncertin, duke e cilësuar shqiptaren si njërën ndër violinistet më të mira në botë.

GRANDEMALL

«Në ditën e fundit të vitit, kështjella Engers shkëlqeu me shqiptaren Ervis Gega, njërën ndër violinistet më të mira të botës me tre bursistë, të gjithë në formën superiore, me pjesë të kompozitorëve si: Edvard Elgar, Shopen, Halvorsen Svendson, Brahms, Kreisler, Liszt dhe Dvorzhak. Me çfarë, siç e premtoi Gega në fjalën e saj, po realizohej një shëti nëpër Evropë.

Shëtinë e filloi Ervis Gega me «Salut d`Amour» të autorit Edward Elgar ku shkëlqeu teknika brilante e artistes shqiptare, profesoreshë me honorar në Mainz dhe ish instrumentiste në Simfoninë e Londrës.

I gjithë ansambli, e kurorëzoi këtë mbrëmje të magjishme muzikore me «Vallen hungareze» të Brahmsit, ndërsa i biri 5 vjeçar i Ervisit, Maksimiliani, u prezantua si «dirigjent». Vogëlushi, për kënaqësinë e publikut e ushtroi në mënyrë bravuroze këtë detyrë», shkruan veç tjerash kurier.de./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.