Mobi Casa

Këshilltarja e Kurtit në fushatë për Preshevën godet ashpër Arifin, e quan udhëheqës të katapultuar nga Vuçiqi

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e cila është pjesë e jetës politike në Preshevë ka shkruar për takimet me bashkëvepritmarët politikë.

Ajo nuk e la pa e akuzuar rëndë kundërshtarin politik Shqiprim Arifin që mban pozitën e kryetarit të Preshevës.

Sipas saj, Shqiprim Arifi është person i “shantazhuar nga partia e Aleksandër Vuçiqit.

RCCOLA

Ndër tjerash ajo ka deklaruar se Preshevës nuk i duhet një kryetar që bëhet lajm në mediat e Beogradit për kritika ndaj kryeministrit të Kosovës.

“Nuk guxon në të ardhmen Presheva të jetë lajmi kryesor në mediat e Beogradit, aty ku kryetari i Komunës të akuzoj kryeministrin e Republikës së Kosovës. Preshevës i duhen udhëheqës që bashkërendojnë e bashkëpunojnë çdo herë me Shqipërinë e Kosovën. Nuk i duhen Preshevës udhëheqës të dirigjuar, shantazhuar e katapultuar nga SNS e Vuçiqi. Preshevës i duhet udhëheqje ku pushteti iu rikthehet qytetarëve”, ka thënë ndër tjerash Arifi.

Teksa ajo ka bërë fushatë për zgjedhjet lokale që mbahen në pranverë, ajo ka treguar se slogani i Partisë për Veprim Demokratik, pjesë e të cilët është ajo do të jetë “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”. /Gazeta Express/