Këshilltari për çështje fetare në ambasadën e Turqisë vizitoi KBI në Gjilan

Gjilan – Këshilltari për çështje fetare në ambasadën e Turqisë, Nevzat Sabri Akin, i shoqëruar nga stafi tij, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari z. Naim Aliu dhe administrata e KBI në Gjilan.

Aliu e njoftoi me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilan. Ai gjithashtu falënderoi për punën dhe kontributin e Republikës së Turqisë në sfera të ndryshme në Kosovë derisa në takim u bisedua për mënyrat e bashkëpunimit dhe përvojat e përbashkëta.

Akin e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi bashkëpunim të plotë, në mënyrë që t’i realizojnë projektet e përbashkëta ka njoftuar Agim Hyseni./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).