Këshilltari i zëshëm dhe i pa kompromis

Gjilan – Ibish Ibishi ka qenë për katër vite këshilltar komunal nga radhët e AAK-së. Thotë se ka qenë këshilltar i zëshëm dhe i pa kompromis për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e qytetarëve e në veçanti të banorëve të fshatit Miresh. Sërish synon të marrë pozitën e këshilltarit komunal duke qenë avokat dhe zëdhënës i lobimit të shumë problemeve që e rëndojnë jetën e qytetarëve.
Ibishi Ibishi në këto zgjedhje kandidon për këshilltar komunal në kuadër të koalicionit AAK-LDD. Ibishi ka qenë njëri nga këshilltarët komunal më aktivët dhe më të zëshmit sa i përket trajtimit të kërkesave të qytetarëve të Gjilanit e në veçanti të banorëve të Fshatit Miresh, ku edhe e ka bazën e tij.
Ibishi për rajonipress thotë se në zgjedhjet e kaluara ka fituar bindshëm në Miresh. “Në mandatin tim si këshilltar komunal gjatë gjithë kohës kam lobuar dhe mbrojtur kërkesat e banorëve të brezit kufitarë, duke përfshirë këtu edhe sektorin e shëndetësisë, pastaj në investime, infrastrukturë, ambient, kam përkrahur rastet sociale, personat me aftësi të kufizuara”.
Ibishi ndërkaq thotë se pos pjesës së tij si këshilltar komunal ai dhe familja e tij kanë dhënë kontribut të madh humanitarë edhe në kuadër të bajës “Vëllezërit Ibishi”. “Kemi ndihmuar dhe përkrahur të gjitha kategoritë, veteranët e invalidët, rastet sociale, sportistët e fshatit Miresh. Pastaj kemi kontribuar në rregullimin e infrastrukturës, largimin e mbeturinave , intervenime nëpër rrugë dhe të gjitha këto janë bërë me investimet tona vetanake” tha Ibishi.
Ibishi tha se në Miresh me ndihmën e tyre është rregulluar dhe kyçur në rrjetin elektrik i tërë fshati Miresh. “Duke e pasur këtë bagazh të mirë të angazhimit tim si këshilltar jam i sigurt se edhe tani në këtë garë do të jem fitues në mënyrë që të kem mundësi që edhe më fuqishëm t`i mbrojë dhe avancojë kërkesat e banorëve të Mireshit dhe të fshatrave të brezit kufitar”.
Ibishi tha se në mandatin vijues do të lobojë për të pasur më shumë subvencione për bujqit, shkolla të reja dhe një pjesë të angazhimit tim do ia kushtojë edhe shërbimeve më të mira shëndetësore sepse këto shërbime deri tani kanë munguar në Spitalin e Gjilanit.”Do të jem i zëshëm dhe avokat i banorëve të Mireshit sepse gjatë mandatit im kam deponuar 13 kërkesa zyrtare në organet komunale dhe realisht asnjëra nuk është realizuar. Besoj që qytetarët gjilanas dinë ta çmojnë guximin dhe vendosmërinë e kandidatëve të tyre, veti këto që i kam reflektuar gjatë gjithë mandati tim” tha Ibishi. /rajonipress/