FITORJA

Këshilltari i Erdoganit: Turqia ka garantuar për gjykimin në liri të Thaçit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryekëshilltari i presidentit turk për Ballkanin, shqiptari Sabri Demiri, ka thënë se Turqia është ndër shtetet e para që ka garantuar për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga.

Ai ka shtuar se në rast se gjykata vendosë që Thaçi të gjykohet në liri, në këtë rast ish-kreu i UÇK-së do të qëndronte si mysafir në Turqi.

“Qëndrimi i Turqisë ka qenë çdo herë kundër akuzimit të liderëve të zgjedhur nga populli me zgjedhje demokratike. Mirëpo edhe pse tash nuk mund të përzihemi gjatë procesit gjyqësor. Ne si Turqi kemi dërguar edhe garanci në Hagë që në qoftë se caktohet një vendim që gjyqi të vazhdojë në liri, Thaçin mund ta kemi mysafir në Turqi”, tha ai për Klan Kosova.

“Prej tyre nuk kemi marrë përgjigje konkrete. Kjo ka qenë dy apo tre muaj pasi filloi procesi gjyqësor ndaj tij”.

“Ishin disa shtete që kishin shprehur këtë dëshirë dhe ne ishim të parët. Kemi filluar me ministrinë e Drejtësisë së Turqisë dhe Ministrinë e Jashtme. Jemi të parët si shtet që kemi shprehur këtë dëshirë”.

UBT

Ai ka folur në lidhje me dronët Bajraktar.

Ai tha se ka shumë kërkesa për këta dronë, si nga ana e Kosovës, ashtu edhe e shteteve të tjera.

“Sa jam i informuar, mendoj qe ka pasur kërkesa edhe nga ana e Kosovës, edhe nga ana e Serbisë, edhe nga ana e Bosnjës dhe Maqedonisë. Të gjithë shtetet kanë kërkuar dronë. Mirëpo për shkak të kërkesave dhe porosive të hershme gjatë kohë, është i pamundur dorëzimi momentalisht i Kosovës, Serbisë apo edhe shteteve të tjera, sepse janë në rend që presin të porosisin këta dronë, por nuk mund të marrin porosi për shkak se janë shumë të angazhuar dhe nuk mund të arrijnë t’i prodhojnë të gjithë Bajraktarët momentalisht”,tha ai.

Mirëpo, ai u shpreh se si Kosova, ashtu edhe shtetet e tjera mund të llogarisin në blerjen e këtyre dronëve.

“Mund të llogarisë edhe Kosova, edhe të gjithë shtetet mund të llogarisin në blerjen e dronëve”, u shpreh tutje ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.