ARKATANA

Këshilltarët vitias pjesë e punëtorisë dy ditore në fushën e prokurimit dhe auditimit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë, kanë marrë pjesë një punëtori dy ditore ku është diskutuar mbi çështjet që kanë të bëjnë me auditimin dhe prokurimin publik. Kjo punëtori është organizuar dhe financuar nga projekti DEMOS- Helvetas-Swiss Intercooperation ku përpos këshilltarëve kanë marrë pjesë Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira si dhe Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama si dhe zyrtarët përgjegjës për prokurim dhe auditim në komunën e Vitisë.

Në këtë punëtori kanë ligjëruar trajnerët: Ramadan Klisurica dhe Arbnor Pula nga kompania ASD, kompani kjo e kontraktuar nga projekti DEMOS të cilët kanë njoftuar këshilltarët për kornizat ligjore në fushën e prokurimit dhe atë të auditimit.

Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ka qenë rritja e rolit të këshilltarëve në monitorimin në fushën e auditimit dhe prokurimit publik ku u indetifikuan disa nga mundësitë për ta bërë këtë si sjellja e dokumenteve që lidhën me prokurim dhe auditim në Kuvendin Komunal dhe shqyrtimin e tyre.

Uji Dea

Ndërkaq para këshilltarëve kanë folur edhe Drejtori i Njësisës së Auditimit, Fevzi Mehmeti si dhe Fadil Abazi, përgjegjës i Zyrës për Prokurim Publik në Komunën e Vitisë.

Në fund të këtij trajnimi, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira falënderoj projektin DEMOS për mbështetjen e vazhdueshme që po bënë në përforcimin e punës së Kuvendit dhe trupave të saj.

Ndërkaq Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim tha se drejtoria e tij në vazhdimësi do të bashkëpunoj me këshilltarët e Kuvendit Komunal në interes e përgjithshëm të qytetarëve vitias./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.