Këshilltaret komunale dhe deputetet e Kuvendit takohen në Artanë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri tha se është kënaqësi për të dhënë një kontribut në këtë tryezë të sotshme për një çështje të rëndësishme siç është përkrahja e grave në biznes, e cila është e rëndësishme që tani femrat po avancohen çdo dit e më tepër dhe përmes tryezave të tilla që po organizohen po sjellin shembuj të mirë që bëjnë biznes në përgjithësi në Kosovë, natyrisht që ballafaqohen me vështirësi dhe kërkohet mbështetje për to dhe mundohemi vazhdimisht këtë ndihmë ta ofrojmë.

Në Artanë është mbajtur një tryezë e rrumbullakët e organizuar nga Grupi i Grave Këshilltare të Komunës së Novobërdës në bashkëpunim me Grupin e Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbështetur nga Instituti Demokratik Kombëtar NDI.

Në këtë takim të pranishëm ishin Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri, Lirije Kajtazi Deputete e Kuvendit të Kosovës, Suzana Novobërdaliu Deputete e Kuvendit të Kosovës, Afërdita Syla nga Organizata e NDI-së, Grupi i Grave Këshilltare të Komunës së Novobërdës, anëtarë të Kuvendit Komunal , gra nga bizneset individuale OJQ, si dhe zyrtare të tjera komunale.

Në këtë tryezë u diskutua Iniciativa për përkrahjen e grave në biznes në komunën e Novobërdës , çështje identifikuar nga këshilltaret e Kuvendit komunal të Novobërdës.

Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri theksoi se është kënaqësi për të dhënë një kontribut në këtë tryezë të sotshme për një çështje të rëndësishme siç është përkrahja e grave në biznes, e cila është e rëndësishme që tani femrat po avancohen çdo dit e më tepër dhe përmes tryezave të tilla që po organizohen po sjellin shembuj të mirë që bëjnë biznes në përgjithësi në Kosovë, natyrisht që ballafaqohen me vështirësi dhe kërkohet mbështetje për to dhe mundohemi vazhdimisht këtë ndihmë ta ofrojmë.

Mobi Casa

Ai tha se kjo iniciativë e sotshme do të ndihmojë shumë në territorin e Komunës tonë për të bërë biznes. Ymeri shprehu gatishmërinë që të bashkëpunoj dhe ndihmoj këtë iniciativë të cilën e konsideron mjaftë të qëlluar,”Mua më gëzon fakti që keni filluar këtë bashkëpunim ndërmjet vete si anëtarë të kuvendit qendror dhe atij lokal, dhe çdo iniciativë që do të vjen si nga zyra për barazi gjinore si nga anëtarët e kuvendit tek ne do të përkrahët”u shpreh Ymeri.

Afërdita Syla menaxhere në projektin Instituti Ndërkombëtar Demokratik NDI, tha se kjo organizatë ka filluar të përkrah grupin e deputeteve të kuvendit nga viti 2005, dhe NDI-ja përkrah këto iniciativa dhe kjo tryezë u organizua me qëllim që diskutohet lidhur me Iniciativën për përkrahjen e grave në biznes në komunën e Novobërdës.

Suzana Novobërdaliu theksoi se ne si Grup i Grave Deputete kemi filluar qysh nga viti 2005 dhe kemi korr suksese të cilat shihen pozita e gruas në shoqërinë kosovare është shumë më e mirë se në të kaluarën, dhe në këta hapa me këtë punë që ne po bëjmë në të ardhmen do të jemi shumë më të avancuara, infrastruktura ligjore është e mirë që me rregullore për barazi gjinore na jepen gjitha të drejtat dhe nuk mundë të diskriminohemi u shpreh Novobërdaliu.

Ndërsa Lirije Kajtazi tha se unë çdo herë shprehi angazhim për projekte të përbashkëta dhe në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës dhe stafin tjetër ne bashkë sot do të prezantojmë gatishmërinë tonë në gjetjen e mundësive të barabarta për arritjen e mundësive në ato të cilat janë të projektuara, NDI-ja ka fuqizuar zërin tonë në nivele lokale dhe atyre qendrore ku me këtë rast ju jemi shumë mirënjohëse theksoi zonja Kajtazi.

Me këtë rast, të pranishmit patën mundësinë të dëgjojnë mendimet nga përfaqësues të shoqërisë civile nga anëtarët e Kuvendit Komunal, Drejtorët e Drejtorive si dhe zyrtarë të tjerë komunal, me qëllim të hartimit të rekomandimeve që kanë për synim përmirësimin e pozitës së grave dhe shoqërisë ne komunën tonë. Me rekomandimet e dala, ky grup do të përfaqësoj zërin e nenave dhe grave te Komunës, gjatë procesit të hartimit të Buxhetit komunal dhe atij qendror./rajonipress/