Eko Higjiena

Këshilltarët komunal të pakënaqur: “Hidromorava”, tash e sa vite është në kolaps, a do të këndellet ndonjëherë kjo kompani?

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shërbimet e saj janë të mangëta dhe për pasojë qytetarët e Gjilanit në vazhdimësi po përballen me mungesën e ujit shprehen asambleistet Kushtrim Kadriu e Latif Maliqi.

Kadriu thotë se edhe pse tani kemi një menaxhment të ri, nga “Hidromorava” nuk po shohim ndonjë përmirësim në furnizimin e ujit.

“Më herët, gjatë thatësirave kishte mungesë të ujit, por tani kur ka të reshura, përsëri po ka reduktime të ujit çdo mbrëmje. Me gjasë, as ky menaxhmenti i ri nuk po është në gjendje të ofrojë ndonjë ndryshim pozitiv. Siç dihet, kemi pasur shumë premtime se Gjilani në kohë rekorde do të bëjë zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm, por një zgjidhje e tillë nuk po duket as në horizont” mendon Kadriu.

“Urojmë që “Hidromorava” të këndellet dhe të mos jetë edhe më tutje çerdhe për punësime partiake siç e kanë bërë qeverisjet e kaluara” tha Kadriu.

Edhe Latif Maliqi këshilltar nga radhët e LDK-së ka dy pyetje për drejtorin e ri të “Hidromoravës”. “Sa është niveli i ujit tek Penda e Përlepnices dhe në sa metra duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme pasiqë ne e dimë që në 2019 me nivel prej 16.4 metra e patëm shpallur gjendje të jashtëzakonshme”, dhe “Sa herë ka dal në teren për t`i parë zonat rurale që me muaj nuk furnizohen me ujë të pijshëm”.

Uji Dea

“Ne e dimë që kryetari e ka ledhatuar dhe e ka emëruar në pozitën e drejtorit, por ky at besnikëri duhet tja kthej me shërbime ndaj qytetarëve e jo me u kënaqen veç me përkëledhje. Kështu që kërkojmë nga kryetari të dal në teren e ti pyet qytetaret se sa janë të kënaqur për ta arsyetuar vendimin e tij” thotë Maliqi.

Maliqi thotë se nëse nuk shpallet gjendje e jashtëzakonshme po rrezikohen konsumatorët për me mbet pa ujë te pijshëm. “E keni përgjegjësi ligjore ta menaxhoni furnizimin me ujë. Sot është mbi 17m niveli i ujit nëse nuk ka të reshura të mjaftueshme si do t`i përgjigjeni kur niveli i ujit ka qen nën 16 metra dhe nuk keni marr masa. Keni me muaj dhe javë që nuk furnizohen konsumatorët me ujë, në disa zona Rurale, në disa lagje të qytetit si “Arbëria” dhe “Dardania II” tha Latifi.


Latifi tha se jemi duke e monitoruar menaxhim e furnizimit me ujë dhe nëse nuk veproni me kohe sipas planit për menaxhimin e thatësirës ne do ta ngrisim ketë qeshtje dhe ju do të mbani përgjegjësi ligjore, ishte porosia për drejtorin e “Hidromoravës”./rajonipress/