Këshilltarët komunal debatojnë për pasqyrat financiare
Viti – Në mbledhjen e 4 të rregullt të Kuvendit Komunal të Vitisë, që u mbajt sot janë diskutuar pika të ndryshme me rëndësi për qytetarët e Komunës së Vitisë. Me theks të veçantë janë diskutuar Pasqyrat Financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar mars 2016.
Gjatë kësaj seance është votuar edhe për propozim vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 100,203,00€ për përfundimin e Projektit për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit për fshatrat: Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme, Sadovinë e Qerkezëve, Sadovinë e Jerlive dhe Trestenik. Po ashtu me shumicë votash është votuar edhe propozim vendimi për miratimin e planit komunal për efiçiencë të energjisë 2016-2020 si dhe propozim vendim për formimin e Komitetit për Barazi Gjinore.
Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim duke prezantuar pasqyrat financiare për periudhën tre mujore të këtij viti ndër tjerash ka folur edhe për hyrat e realizuara gjatë këtij tre mujori. Sipas tij për periudhën janar-mars 2016 janë inkasuar gjithsej 168.139,14€ ose mbi 9% më shumë sesa për periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Drejtori Rama ka folur edhe rreth donacioneve të dhënë nga organizatat e ndryshme në këtë komunë ku ndër to veçoj : donacionet e qeverisë japoneze për furnizimin me autovetura për hemodializë dhe ndihmën e shpejt si dhe Donacionet e qeverisë së Luksemburgut konkretisht në projektin për bashkëfinancimin e Zyrës për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve.
Ndërkaq Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë, dhanë komentet e tyre saj për këtë këtyre pasqyrave.
Në këtë seancë janë votuar me shumicë votash edhe propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 100,203,00€ për përfundimin e Projektit për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit për fshatrat: Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme, Sadovinë e Çerkezëve, Sadovinë e Jerlive dhe Trestenik.
Po ashtu me shumicë votash është votuar edhe propozim vendimi për miratimin e planit komunal për efiçiencë të energjisë 2016-2020 si dhe propozim vendim për formimin e Komitetit për Barazi Gjinore./rajonipress/


