RCCOLA

Këshilltarët e kancelarit gjerman dhe presidentit francez për dialogun, Kurti: Mbështesim interesimin e Gjermanisë dhe Francës për të ndihmuar dialogun

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështesin interesimin e Gjermanisë dhe Francës për të ndihmuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi për marrëveshjen që ka në qendër njohjen reciproke ne e mbështesim faktin që dy shtete kaq të rëndësishme evropiane dhe njohëse të Republikës sonë që nga fillimi, do të ndihmojnë ndërmjetësimin

Këto komente kryeministri Kurti i bëri pas ceremonisë së shënimit të 23 vjetorit të Policisë së Kosovës.

“Kosova e kupton rëndësinë e integrimit evropian në zemrën e të cilit për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, dhe neve në veçanti, ndodhet Gjermania dhe Franca. Andaj, ne e mbështesim faktin që dy shtete kaq të rëndësishme evropiane dhe njohëse të Republikës sonë që nga fillimi, do të ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht obligueshme që e ka në qendër njohjen reciproke”, tha ai.

Kreu qeveritar foli edhe për respektimin e plot të ujdisë për dokumente mes Kosovës dhe Serbisë, raporton ko.

Uji Dea

Ai tha se në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë vlen reciprociteti, por liria e lëvizjes duhet të jetë liri e plotë e lëvizjes, duke nënkuptuar njohjen e dokumenteve të Kosovës edhe në kufijtë e Serbisë me vendet e tjera.

Këtë gjë tha se zëvendëskryeministri Bislimi e ka adresuar edhe me ndërmjetësit e dialogut.

“Në pikat kufitare po vlen reciprociteti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi insistuar për liri të lëvizjes dhe ajo do të nënkuptonte liri të plot të lëvizjes, pasi liria e cunguar nuk është liri. Këtë gjë, zëvendëskryeministri është duke adresuar edhe me ndërmjetësit. Për në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, padyshim që ajo vlen. Veçse unë e kuptoj se nuk mund të kemi liri të cunguar apo të pjesshme të lëvizjes”, shtoi ai.

Ndryshe, kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftuan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/