Këshillit të Bashkësisë Islame i shtohet edhe një xhami e re

Gjilan – Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan dhe stafi i tij sot vizitoi fshatin Doberqan, ku ka filluar ndërtimi i xhamisë së re në Lagjen e “Muhaxherëve”.
Ata u pritën në objektin e sapofilluar nga Këshilli iniciues për ndërtimin e xhamisë, Haxhi Jusuf Huruglica dhe Selami Huruglica, të cilët edhe sqaruan detajet e projektit të xhamisë që pritet të finalizohet gjatë këtij viti.
Aliu uroi që objekti i xhamisë të përfundojë sa më parë dhe në një të ardhme të afërt të vijmë për të filluar faljen e namazit në xhami të re thuhet në njoftimin e Agim Hysenit./rajonipress/