Mobi Casa

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan pranoi donacion 5.000 maska mbrojtëse prej FSK-së

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Forca e Sigurisë së Kosovës e cila vazhdimisht është në përkujdesje të qytetarëve rreth sigurisë dhe mirëqenies së tyre, sot e ka dëshmuar edhe me një aksion humanitar ku ka dhuruar 5.000 copë maska mbrojtëse për Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.

Mobi Casa

Kryetari i KBI në Gjilan Naim Aliu falënderoi prestarët e FSK-së për kontributin e tyre për të qenë afër qytetarëve në çdo situatë. Gjithashtu falënderoi për donacionin për maskat mbrojtëse të cilat janë shumë të nevojshme për xhematin dhe ndarjen e tyre nëpër xhamitë e komunës së Gjilanit njoftoi Agim Hyseni./rajonipress/