Eko Higjiena

Këshilli profesional i spitalit në Gjilan mbron Ilaz Poroshticën dhe punën e tij

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Këshilli profesional i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan shpreh indinjatën dhe mospajtimin e thellë me dënimin e shqiptuar ndaj Ilaz Poroshtica nga ana e Gjykatës themelore në Gjilan. Këtë kundërshtim dhe mospajtim e bazojmë në arsyetimin e pabazuar për lëshimin profesional që kinse qenka bërë me mbetjen e një gaze nën lëkurë gjatë një operimi të vështirë, e që sipas vendimit paraqet vepër penale thuhet në reagimin e këshillit profesional të Spitalit të Gjilanit.

“Ne mendojmë që ajo gazë nuk ka paraqitur kurrfarë rreziku as për shëndetin e as për jetën e pacientit në asnjë mënyrë. Ky komplikim pasoperativ, siç e quajmë në gjuhen mjekësore, por edhe shumë të tjera, madje edhe të rrezikshme mund të ndodhin gjatë çdo intervenimi kirurgjik dhe nuk mund të jetë bazë për ndjekje penale pa përfilljen e qëndrimeve të kolegjeve profesionale se a janë respektuar apo jo procedurat edhe protokollet për operime të caktuara” thuhet tutje.

Në këtë rast nuk është përfillë as ekspertiza mjekësore e cila ka konstatuar se nuk ka pasur shkelje të procedurave dhe se mbetja e gazës nën lëkurë nuk ka shkaktuar asnjë përkeqësim të gjendjes shëndetësore te pacienti. Këtë fakt shumë të rëndësishëm dhe vendimtar me sa kemi ne njohuri nuk e ka përfillë gjykata fare. Nëse do të ndiqeshin kirurgë për çdo “lëshim profesional”apo komplikim operator dhe pasoperator, ku do të na qonte kjo?!

Duke u bazuar në faktin se Dr.Ilaz Poroshtica është kirurgu më i vjetër dhe më me përvojë në spitalin tonë, ku shumica dërmuese e mjekëve tanë të degëve kirurgjike i kanë marrë hapat e parë prej tij, mendojmë se është një goditje e rëndë për mjekësinë e sidomos për Kirurgjinë tonë në veçanti.

Hidromorava

Pasojat e këtij dënimi mund të jenë shumë të mëdha sidomos me hezitimin e kirurgëve për ndërmarrjen e operimeve të mëdha dhe të komplikuara, pse jo edhe ato më të lehta, me frikën se çka i pret jashtë sallave pas një operimi çfarëdo qoftë ai.

Gjithashtu shprehim edhe indinjatën tonë me mos interesimin dhe mos reagimin fare të Ministrisë së shëndetësisë, Odes së mjekëve të Kosovës, Sindikatës së shëndetësisë dhe kolegjeve profesionale në mbrojtjen e interesave të punëtorëve shëndetësore, kur ato padrejtësisht janë të cenuara si në rastin në fjalë.

Gjithashtu rasteve që kanë të bëjnë me punëtorët shëndetësor i jepet një pompozitet i madh. Mendojmë se një praktik e ndjekjes dhe fushatës ndaj mjekëve dhe punëtorëve shëndetësor duhet të ndërpritet, në të kundërtën jemi të detyruar të marrim masa në mbrojtjen e interesit dhe dinjitetit tonë. Gjithnjë në mbrojtje të shëndetit të popullatës thuhet në reagimin e zëdhënësit të Spitalit të Gjilanit, Selami Kurteshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: