Fundamenti

Këshilli për zhvillim ekonomik, jofunksional

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Përfaqësues të bizneseve në Kosovë, kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të rifunksionalizojnë Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. Mos funksionimi i këtij Këshilli, sipas tyre, ka bërë që të pamundësohet adresimi i problemeve që kanë bizneset.

Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ishte themeluar në vitin 2012 dhe ishte i obliguar që të mbante takime një herë në muaj. Pjesë e këtij Këshilli është Qeveria e Kosovës me përfaqësuesit e bizneseve, si: Oda Ekonomike, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka treguar se gati një vit ky këshill nuk ka mbajtur as edhe një takim. “Është e pakuptimtë që afër gjashtë muaj që kur është themeluar qeveria e re, nuk ka arritur të rinfunksionalizojë Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. Odat ekonomike, asociacionet e biznesit mund të bashkëbisedojnë në mënyrë zyrtare me qeverinë, dhe në mungesë të funksionazlimit të këtij këshilli atëherë duhet të shfrytëzohen mënyra të tjera apo organizime të tjera jo formale për të adresuar këto çështje”, thekson Zeka.

Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ka për qëllim përmirësimin e ambientit biznesor në Republikën e Kosovës, si dhe zbatimin e masave më efektive në rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë së vendit, në harmoni me praktikat më të mira rajonale dhe ndërkombëtare.

Mobi Casa

Arian Zeka thekson se rëndësia e këtij Këshilli është e jashtëzakonshme, pasi që aty ishte arritur të iniciohen shumë çështje. “Nëse bëjmë një përmbledhje të së kaluarës, Këshilli Kombëtar ka qenë një mekanizëm i cili ka mundësuar zhvillimin e dialogut ndërmjet sektorit privat dhe publik. Në këtë Këshill, ishte iniciuar ndryshimi i Ligjit për festat zyrtare, është iniciuar ndryshimi i Ligjit të punës, është iniciuar nxjerra e Ligjit për mallërat e liruara nga detyrimet doganore dhe disa iniciativa të tjera”, sqaron Zeka.

Në anën tjetër, pronari i kompanisë “Frutex” nga Suhareka, Shaqir Palushi, thekson për Radion Evropa e Lirë se mosfunksionimi i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik është një mangësi e madhe për bizneset.

“Mos mbajtja e takimeve të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik është një hendikep i madh për ekonominë e vendit. Prodhuesit kosovarë kanë shumë probleme dhe shqetësime të mëdha që duhet të adresohen. Një ndër arsyet e ngecjes së ndryshimeve që janë paralajmëruar në politikat fiskale është pikërisht mosfunksionimi i këtij Këshilli”, thekson ai.

Qeveria e Kosovës në programin qeverisës ka paraparë fuqizimin e dialogut publiko-privat, me asociacionet e biznesit, nëpërmjet siç thuhet në program, operacionalizimit të vazhdueshëm të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. /Rel /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.