RCCOLA

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi debaton për çështje të rëndësishme në Kamenicë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Ndërsa lidhur me pikën për Fushatën ndërgjegjësuese kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati, ka prezantuar videospotet për Parandalimin me Qenie Njerëzore, dhe Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, ku qëllimi i të cilëve është ndëgjegjësimi i popullatës sa i përket parandalimit të këtyre dukurive.

Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, anëtarët KKSB-së, Zv.komandanti i Policisë, Besim Kryeziu, Zyrtarja e Lartë për të Drejtat e Fëmijëve pranë Zyrës për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit, Qendresa Ibra Zariqi, Zyrtarja e Lartë për Avancimin e të Drejtave të Njeriut pranë MAPL-së, Luljeta Ibishi Ferizi, Drejtori i OJQ ‘Syri Vizion’, Naser Lajqi, Kryetarja e Asamblesë së Fëmijëve, Elda Kallaba dhe anëtarja e Asamblesë, Anduenë Rurudhani, Ekipi Komunal për të Drejtat e Fëmijëve, zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Misioni i OSBE-së KFOR-i, FSK, OJQ etj.

Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit, Liridon Kastrati, i cili përshëndeti të pranishmit dhe pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, ia kaloi fjalën Zv.Komandantit të Policisë Besim Kryeziu për të folur për sigurinë në Komunë.

Kryeziu theksoi se gjendja e sigurisë në Komunën e Kamenicës është e qetë dhe stabile.

Ndërsa lidhur me pikën për Fushatën ndërgjegjësuese kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati, ka prezantuar videospotet për Parandalimin me Qenie Njerëzore, dhe Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, ku qëllimi i të cilëve është ndëgjegjësimi i popullatës sa i përket parandalimit të këtyre dukurive.

Uji Dea

“Fushata Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore ka filluar që nga data 18 Tetor, ku në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë e Arsimit kemi realizuar dhe vazhdojmë të realizojmë aktivitete të ndryshme, sesione informuese nëpër shkolla, takim dhe bashkëbisedim me qytetarë të grupmoshave të ndryshme, shpërndarje të fletpalosjeve dhe materialeve tjera ndërgjegjësuese lidhur me Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore. Mirëpo, jo vetëm gjatë këtij muaji, por gjatë gjithë vitit Komuna e Kamenicës, njëkohësisht NJKDNJ-a organizon fushata ndërgjegjësuese”, ka thënë Koordinatorja Demolli-Kastrati.

Kurse, Zyrtarja e Lartë për Avancimin e të Drejtave të Njeriut pranë MAPL-së, Luljeta Ibishi-Ferizi, theksoi se aktivitetet e Komunës së Kamenicës janë shembull për të gjitha komunat e Kosovës si dhe Autoritetin Kombëtar kundër Trafikimit me Njerëz, lidhur me fushatën e organizuar në komunë për informimin kundër trafikimit, por edhe aktivitete tjera vetëdijësuese në promovimin dhe mbrojtjen e të drejta e të njeriut.

Ndërsa Qendresa Ibra-Zariqi, Zyrtare e Lartë në Zyrën për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit, në fjalën e saj tregoi disa të dhëna rreth Mekanizmave Institucional për të Drejtat e Fëmijës, të themeluar sipas Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, veçanërisht për fushatën për Promovimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës.

Edhe Drejtori i OJQ “Syri i Vizionit”, Naser Lajqi, ka vlerësuar lartë angazhimin e NJKDNJ-së për realizimin e aktiviteteve për promovimin e të drejtave të njeriut, në veçanti të drejtat e fëmijëve./rajonipress/