HW

Këshilli Kombëtar Shqiptar me struktura të reja organizative

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka mbajtur seancën e dytë të radhës dhe ka zgjedhur strukturat e reja organizative.

Anëtarët e pranishëm të Këshillit Kombëtar Shqiptarë kanë zgjedhur Zejni Fejzullahun për zëvendëskryetar, Enver Memeti sekretar dhe kryetar i organit ekzekutiv është votuar Shukri Ymeri, kuse për zëvendës Arbër Pajaziti.

Jonuz Musliu, kryetar i KKSH-së tha se tani është kompletuar udhëheqja e këtij institucioni, nga rezultatet e dalë të zgjedhjeve të mbajtura për këtë institucion dhe në kuadër të marrveshjes së përbashkët të listës së “Koalicionit i Shqiptarëve të Bashkuar” dhe koalicionit nga lista “Partia Demokratike – Dr.Sc.Nagip Arifi”.

Uji Dea

Sipas Musliut në këtë seancë ende nuk është përmbyllur procesi i kompletimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, ku mbeten edhe mëtej zgjedhja e komisioneve të këtij institucioni nga fushat përkatëse.

Musliu tha se iu është bë edhe ftesë anëtarëve të “Koalicionit për të Drejtat e Shqiptarëve” që të marrin pjesë në mbledhje dhe japin kontributin e tyrë në zgjidhjen e problemeve.

“Këshilli Kombëtar Shqiptar tash e tutje do të koncentroj të gjitha energjitë për realizimin e objektivave dhe qëllimeve që ka vendosur para vetës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga shërbimi për informim i KKSH-së./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.