ARKATANA

Këshilli i xhamisë i dhuron një donacion në barna në vlerë prej 470 eurosh QMF-së në Malishevë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Këshilli i Xhamisë së fshatit Malishevë i ka dhuruar sot një donacion në barna në vlerë prej 470 eurosh Qendrës së Mjekësisë Familjare të këtij fshati.

Donacionin ia ka dorëzuar stafit të QKF-së në Malishevë kryemami i Bashkësisë Islame në Gjilan, Iljas Mustafa dhe hoxha i fshatit, Mirsad Rexhepi, derisa i pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe drejtori i QKMF-së, Fejzulla Berisha dhe kryetari i Këshillit të fshatit, Rashit Sahiti.

Kryeimami Iljas Mustafa dhe imami i xhamisë në Malishevë, Mirsad Rexhepi janë shprehur se ky donacion është një ndihmë modeste për nevojat e QMF-së, duke e lutur Zotin që të shërohen pacientët e sëmurë.

Fundamenti

Ata thanë xhemati i kësaj xhamie gjithmonë ka treguar solidaritet në këtë aspekt dhe kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në bashkëpunim me institucionet lokale.

Nga ana e tij, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Fejzulla Berisha, ka falënderuar Këshillin e Xhamisë për ndihmën e ofruar, duke shpresuar që kjo ndihmë të jetë model edhe për Qendrat tjera.

“Ky është një donacion që e ka vlerën e vet, ka peshën e vet, edhepse ne si institucion shëndetësor e kemi vijë e furnizimit nëpërmjet listës esenciale të barnave që sigurohet prej Ministrisë së Shëndetësisë, mirëpo në të shumtën e rasteve kemi probleme me furnizim. Kështu që kjo është një donacion dhe një ndihmë shumë e madhe për neve si institucion shëndetësor dhe për QMF në Malishevë. Ju faleminderit shumë. Zoti ua shpërbleftë”, ka thënë drejtori i QKMF-së, Fejzulla Berisha./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.