Mobi Casa

Këshilli i studentëve në Gjilan pranon rezultatet e provimit pranues

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Këshilli i Studentëve pas analizës së bërë këtij procesi pranon rezultatet e provimit pranues të mbajtur me 29 korrik .Këshilli i Studentëve ka vëzhguar me përpikëri procesin e nënshtrimit të kandidatëve në provimin pranues, ku ky proces ishte shoqëruar me disa probleme të natyrës teknike ka thënë Betim Sherifi.

Fundamenti

“Ne këshilli i studentëve pranojmë rezultatet e provimit pranues ku në pranimin e kandidatëve gjithçka ka shkuar sipas kritereve të merituara dhe mendojmë që gjatë procesit të vlerësimit nuk ka patur hapësirë për manipulime për shkak se vlerësimi i kandidatëve kësaj here ka qenë ndryshe prej herëve tjera, pasi kontrollimi i testeve është bërë me anë të skanerit. Ne Këshilli i Studentëve çdo herë kemi qenë dhe do të jemi zëri i studentëve “ thuhet në njoftimin e Betim Sherifit kryetar i Këshillit të Studentëve./rajonipress/