GRANDEMALL

Këshilli i Sigurimit formalizon kundërshtimin për FAK-un

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Presidentja e Këshillit të Sigurimit të KB-së, Sylvie Lucas ua ka shpërndarë anëtarëve të Këshillit dy dokumentet e Qeverisë së Serbisë në lidhje me shqetësimet e saj për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Zyrtarë të KB-së nuk kanë treguar nëse do të mbahet një seancë urgjente ashtu siç ka kërkuar Serbia. Krijimin e FAK-ut mund ta kushtëzojnë edhe minoritetet në Kosovë me vazhdimin e vendeve të rezervuara – shkruan Koha Ditore.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ( KS i KB-së) i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Qeverisë së Serbisë, që shqetësimin për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, ta publikojë si dokument të Këshillit të Sigurimit dhe të njëjtin tua përcjellë vendeve anëtare.

Mobi Casa

Gazeta ka arritur të sigurojë letrat zyrtare që Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, përmes ambasadorit të saj në KB ia ka prezantuar Sekretarit të Përgjithshëm dhe Këshillit të Sigurimit, si dhe letrën e Presidentit të Këshillit të Sigurimit përmes së cilës njoftohen vendet anëtare të Këshillit për shqetësimin e shtetit serb.

Në dokumentin që mban datën 8 mars 2014, e cila i është drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, Ministrii Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiq, ka shfaqur shqetësimet e tij për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Të njëjtën ditë, Presidentja e Këshillit të Sigurimit ua ka dërguar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit kopjen e letrës së përfaqësueses së Serbisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.