RCCOLA

Këshilli i nxënësve të DKA ndanë mirënjohje për njësitin e Policisë në Komunitet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Këshilli i Nxënësve pranë Departamentit Komunal të Arsimit në Gjilan, ka ndarë mirënjohje Njësitit të Policisë në Bashkësi, si rrjedhojë e kontributit të vazhdueshëm në lëmin e edukimit të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme si pjesë e aktiviteteve të cilat dalin nga Strategjia e Policimit në Bashkësi.

Gjatë vitit që e lamë pas por edhe sivjet në vazhdimësi janë realizuar mbi 70 ligjërata ku kanë marrë pjesë kryesisht nxënës te shkollave fillore dhe të mesme, me pjesëmarrje mbi 2000 nxënës në temat e ligjëruara duke përfshirë dukuritë negative në shoqëri, duhani, alkooli, drogat, dhuna ndaj bashkëmoshatarëve, krimet kibernetike, Kodi i Drejtësisë për të mitur, pasojat dhe rreziku nga mbajtja dhe përdorimi i mjeteve te rrezikshme-armët, siguria ne komunikacionin rrugor dhe ligjërata për rrezikun nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

RCCOLA

Policia e Kosovës është e përkushtuar që të punoj sa më tepër me nxënësit e të gjitha niveleve dhe të krijoj siguri dhe ambient prosperues për të gjithë thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/