FITORJA

Këshilli i Drejtorëve diskuton rreth ndryshimit të dy rregulloreve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili edhe njëherit ka kryesuar me këtë takim tha se është e nevojshme që të bëhet ndryshimi i këtyre rregulloreve me qëllim që të harmonizohen me ndryshimet në legjislacionet në fuqi duke kërkuar nga drejtorët e drejtorive që të japin propozimet konkrete në këtë drejtim.

Në mbledhjen e sotme të këshillit të drejtorëve është diskutuar rreth ndryshimit të rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba dhe rregullores së tatimit në pronë.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili edhe njëherit ka kryesuar me këtë takim tha se është e nevojshme që të bëhet ndryshimi i këtyre rregulloreve me qëllim që të harmonizohen me ndryshimet në legjislacionet në fuqi duke kërkuar nga drejtorët e drejtorive që të japin propozimet konkrete në këtë drejtim.

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Nexhmedin Jakupi tha se drejtoria të cilën ai e menaxhon ka punuar në këtë aspekt duke sugjeruar që të inkorporohen edhe 9 pika të tjera dhe të bëhet ndryshime të nevojshme edhe në disa pika të tjera.

GRANDEMALL

Edhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Kaltrina Sylejmani kërkoj që të shikohen mundësitë ligjore që taksa për fotokopjimin e disa materialëve në Sektorin e Arkivit Historik të hiqet ose edhe së paku të ulët.

Ndërkaq edhe drejtorët të tjerë si ai i Inspeksionit, Skendër Shefkiu, i Bujqësisë Veton Ademi kanë kërkuar që të bëhet ndryshime në disa pika të kësaj rregullore por një gjë të tillë e kanë kërkuar edhe disa drejtorë të tjerë.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu kërkoj nga drejtorët e drejtorive që të punojnë në harmonizimin e tarifave, taksave dhe gjobave dhe t`i dorëzojnë propozim ndryshimet e tyre te komisioni përkatës. Gjithashtu gjatë këtij takimi është folur edhe rreth rregullores për Tatimin në Pronë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.