RCCOLA

Këshilli i BE-së thirrje për de-eskalimin e situatës në veri, paralajmëron pasoja nëse nuk ndodhë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këshilli i Bashkimit Evropian ka dënuar incidentet e fundit në komunat veriore të Kosovës, ndërsa ka kërkuar de-eskalim të menjëhershëm të situatës.

KE ka kërkuar nga palët që të krijojnë kushte për zgjedhje të parakohshme në Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq dhe Mitrovicë e veriut, ndërsa ka paralajmëruar pasoja negative nëse nuk ndodhë kjo, transmeton Telegrafi.

“Këshilli Evropian dënon incidentet e fundit të dhunshme në veri të Kosovës dhe bën thirrje për një deeskalim të menjëhershëm të situatës, bazuar në elementet kyçe të përshkruara tashmë nga Bashkimi Evropian më 3 qershor 2023. Palët duhet të krijojnë kushtet për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të ketë pasoja negative”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Eco Higjiena

Tutje, Këshilli i Bashkimit Evropian thekson se është thelbësore që dialogu të vazhdojë.

“Është thelbësore që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja i udhëhequr nga Përfaqësuesja e Lartë dhe zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj të vazhdojë. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, vijon njoftimi. /Telegrafi/