Fundamenti

Këshilli i BE-së mblidhet më 12 mars, heqja e vizave në qorrsokak

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Më 12 mars është paraparë të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit të BE-së – përgjegjës për heqjen e vizave për Kosovën, por vlerësohet se gjasat janë minimale që në këtë takim t’i jepet drita e gjelbër lëvizjes së lirë të kosovarëve. Ndonëse shtetet e BE-së vazhdojnë të mos jenë të unifikuara për këtë proces, nga Ministria e Integrimit e Kosovës thonë se viti 2020 është shpresëdhënës për liberalizimin e vizave, shkruan sot gazeta Zëri.

Që nga shtatori i vitit 2018, kur Parlamenti Evropian e dha dritën e gjelbër për heqjen e vizave për kosovarët, ende nuk ka pasur asnjë pikë kthese në këtë proces.

Uji Dea

Madje sipas Bashkimit Evropian, për të ndodhur liberalizimi për Kosovën duhet të unifikohen shtetet e BE-së, të cilat aktualisht nuk ndajnë të njëjtin qëndrim për Kosovën. Shefja e Zyrës së BE-së, Natalia Apostollova, të hënën në një deklaratë për medie u bëri thirrje autoriteteve kosovare të lobojnë, në mënyrë që t’i bindin shtetet anëtare të BE-së që sa më shpejt të ndodhë liberalizimi i vizave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.