Uji Dea

Këshilli i BE-së: Kosova dhe Serbia t’i ulin tensionet, të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse pa vonesa

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këshilli i Bashkimit Evropian ka kërkuar vazhdimin e procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Këshilli pret që Kosova të angazhohet në procesin e ndërmjetësuar nga BE në mirëbesim dhe në frymë të kompromisit për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve në pajtueshmëri me ligjet ndërkombëtare dhe pa vonesa të mëtejme”, thuhet në pikën e 103 të raportit, transmeton KlanKosova.tv.

Eco Higjiena

“Kjo marrëveshje sipas Këshillit të BE-së duhet të adresojë të gjitha çështjet dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal.“Kjo është kyçe andaj Kosova dhe Serbia mund të përparojnë në perspektivën në rrugën drejt BE-së. Këshilli thekson pritjet se veta të mëdha që të gjitha marrëveshjet të arritra në të kaluarën të respektohen plotësisht dhe të zbatohen pa vonesa dhe që palët të angazhohen me konstruktivitet për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes vete”.“Këshilli fton palët që të rezervohen nga veprimet e njëanshme dhe veprimet provokative që mund të çojnë në dhunë dhe tensione si dhe nga retorika që mund ta dëmtojë dialogun”.

Këshilli thekson se palët duhet të tregohen të përgjegjshme që të ruajnë paqen dhe stabilitetin.