Fundamenti

Këshilli i Bashkimit Evropian mbështeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovës Tomas Szunyog, ka njoftuar se Procesi i Liberalizimit të vizave për Kosovën ka marrë mbështetje nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Në një postim në Twitter, Szunyog tha se pret ndryshimet e tjera të nevojshme në mënyrë që procesi i liberalizimit të vizave të ecë përpara.

“Me kënaqësi njoftoj se Këshilli i BE-së sot mbështeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe pret me padurim negociatat e shpejta dhe të suksesshme me Parlamentin Evropian për ndryshimet e nevojshme në një Rregullore që lidhen me temën”.

Në konkluzionet e Këshillit të BE-së pika 101 thuhet:

FIDANISHTJA

“Këshilli mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën dhe e njeh rëndësinë e këtij procesi për qytetarët e Kosovës. Këshilli pret me padurim negociatat e shpejta dhe të suksesshme me Parlamenti Evropian në lidhje me ndryshimet e nevojshme në Rregulloren (BE) Nr. 2018/1806”, thuhet në vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Këshilli i Bashkimit Evropian është organi kryesor vendimmarrës i BE-së. Së bashku me Parlamentin Evropian bartë përgjegjësinë për miratimin e ligjeve të BE-së. Këshilli i BE-së përbëhet nga ministrat e qeverive nacionale të të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

Në takime marrin pjesë ministrat përgjegjës për temën që diskutohet. Çdo gjashtë muaj, një shtet anëtar i ndryshëm merr përsipër të presidencën e BE-së, që nënkupton kryesimin e këtyre takimeve dhe përpilimin e agjendës së përgjithshme politike.

Presidenca e radhës nuk zbatohet në Këshillin për Politikë të Jashtme i cili kryesohet nga Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.