Eko Higjiena

Këshilli i Bashkësisë Islame shtroi iftar për jetimet e Komunës së Gjilanit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Në vazhdën e aktiviteteve të muajit të Ramazanit, KBI shtroi iftar për një pjesë të jetimeve të Komunës së Gjilanit të cilët janë të regjistruar që nga paslufta e deri më tani.

Disa prej tyre gëzojnë një përkujdesje mujore 30 euro në muaj dhe herë pas here janë ndihmuar me pako ushqimore, çanta shkollore veshmbathje etj.

Sonte kryetari i KBI Naim Aliu shtroi një iftar të përbashkët për 90 persona përfshirë edhe familjarët më të ngushtë të tyre.

Një fjalë rasti që mbajti kryetari Naim Aliu emocionoi të pranishmit i cili fillimisht u tha : “Ndihem jashtëzakonisht i vogël para këtyre fëmijëve dhe për këtë arsye edhe jam ulur në tavolinat e fundit për t`i lënë kryet e vendit fëmijëve të cilët po rriten pa babë, i tillë jam edhe vet ngase kam qenë shumë i vogël kur më ka vdekur babai”.

ARKATANA

Ai gjithashtu u zotua se do të mundohemi që bashkëpunimin për këta fëmijë do ta vazhdojmë nëpërmjet donatorëve të mundshëm dhe në të njëjtën kohë bëri një thirrje të gjithë të interesuarve për t’i ndihmuar kësaj kategorie, bizneseve dhe individëve të interesuar, se Këshilli i Bashkësisë Islame do t`i ofroj të gjitha mundësitë që ndihmat e qytetarëve të arrijnë deri te jetimët e Gjilanit.

Në fund secilës familje që prezantoi në iftar ju dha një pako me gjërat më elementare për ushqim.

Ditët në vazhdim të Ramazanit do të ketë edhe aktivitete tjera humanitare për t`i lehtësuar jetën familjeve në nevojë njoftoj Agim Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.