UBT

Këshilli i Bashkësisë Islame në prag të Bajramit të Fitrit ndihmon 245 familje në nevojë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” sot ka përfunduar aksionin “Sofra e Ramazanit”, duke i dalë në ndihmë 245 familjeve në nevojë në Komunën e Gjilanit.

Përfituesit kryesorë në këtë ditë të fundit të Ramazanit ishin familjet me jetimë të regjistruar në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan dhe familjet me gjendje të rënduar sociale.

Shumica e këtyre familjeve u ndihmuan me pako ushqimore, që përbëheshin nga gjërat më elementare për sofrën e bajramit, si: miell, vaj, sheqer, kripë, makarona etj.

ARKATANA

Agim Hyseni, koordinatori i ShHB “Bereqeti” – dega në Gjilan, në ditën e fundit të Ramazanit ka falënderuar të gjithë ata donatorë në vend të cilët kanë mbajtur gjallë aktivitetet e shoqatës “Bereqeti” gjatë tërë muajit. Falënderim i veçantë shkon për Muhamed Ismajlin, shoqatën “Urtësia” në Zvicër, ETC – ELKOS, Flexograf, Fluidi, shoqatën “Istanbul” etj.

Gjithashtu, një falënderim shumë i përzemërt i kushtohet punëtorëve teknikë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, si Adem Osmani, Ruzhdi Haxhi, Enis Hyseni, Fisnik Maloku, Asad Thaqi etj., të cilët gjatë tërë muajit kanë kryer të gjitha punët rreth ndarjes së ndihmave në baza vullnetare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.