Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shpërndan për 575 familje mish të Kurbanit

Gjilan – Këtë aktivitet Këshilli i Bashkësisë Islame e ka zhvilluar nëpërmjet të Shoqatës Humanitare “Bereqeti” në Gjilan, shoqatë e cila në vazhdimësi ka ndihmuar familjet në nevojë e në veçanti jetimët e Komunës së Gjilanit.
Këshilli i Bashkësisë islame në Gjilan ka për të gjitha përgatitjet e mundshme që pas faljes së namazit të Bajramit dhe fillimit të prerjes së kurbaneve të bëjë edhe shpërndarjen e mishit i cili tash është i njohur që pjesa dërmuese e mishit të kurbanit të shpërndahet në familjet më të nevojshme për ndihmë.
Kështu që sot ka shpërndarë mishin nga kurbanet e prere. Janë ndihmuar 575 familje nga 5 kg mish.
Ata që përfituan më së shumti janë familjet që kanë të regjistruar fëmijë jetimë, pastaj familjet skamnore , shoqata të ndryshme si Shoqata e të verbërve dhe me të pamë të dobësuar, Organizata për përkujdesje ndaj personave me aftësi të kufizuar, Strehimorja e familjeve (grave) pa përkujdesje, Shoqata e Invalidëve të Punës etj.
Këtë aktivitet Këshilli i Bashkësisë Islame e ka zhvilluar nëpërmjet të Shoqatës Humanitare “Bereqeti” në Gjilan, shoqatë e cila në vazhdimësi ka ndihmuar familjet në nevojë e në veçanti jetimët e Komunës së Gjilanit.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Sylejman Osmani falënderoi drejtorinë e medresesë që kishte dhuruar pjesën dërmuese të mishit të shpërndarë sot, derisa një pjesë e tij ishte nga qytetarët e Gjilanit të cilët kanë prerë kurban dhe ndarjen e mishit ja kanë besuar Këshillit të Bashkësisë Islame./rajonipress/