Hidromorava

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shpërndan për 575 familje mish të kurbanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Agim Hyseni tha se BIK sot ka shpërndarë mishin nga kurbanët e prere. “Janë ndihmuar 575 familje me nga 5 kg mish. Ata që përfituan më së shumti janë familjet që kanë të regjistruar fëmijë jetimë, pastaj familjet skamnore, shoqata të ndryshme si Shoqata e të verbërve dhe me të pame të dobësuar, Organizata për përkujdesje ndaj personave me aftësi të kufizuar, Shoqata e Invalidëve të Punës, Shoqata e pensionereve, Shoqata e shurdhmemeceve etj.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka bërë të gjitha përgatitjet e mundshme që pas faljes së namazit të Bajramit dhe fillimit të prerjes së kurbaneve të bëjë edhe shpërndarjen e mishit i cili tash është i njohur që pjesa dërmuese e mishit të kurbanit të shpërndahet në familjet më të nevojshme për ndihmë tha Agim Hyseni nga Bashkësia Islame në Gjilan.

Agim Hyseni tha se BIK sot ka shpërndarë mishin nga kurbanët e prere. “Janë ndihmuar 575 familje me nga 5 kg mish. Ata që përfituan më së shumti janë familjet që kanë të regjistruar fëmijë jetimë, pastaj familjet skamnore, shoqata të ndryshme si Shoqata e të verbërve dhe me të pame të dobësuar, Organizata për përkujdesje ndaj personave me aftësi të kufizuar, Shoqata e Invalidëve të Punës, Shoqata e pensionereve, Shoqata e shurdhmemeceve etj. Këtë aktivitet Këshilli i Bashkësisë Islame e ka zhvilluar nëpërmjet Shoqatës Humanitare “Bereqeti” në Gjilan, shoqatë e cila në vazhdimësi ka ndihmuar familjet në nevojë e në veçanti jetimët e Komunës së Gjilanit” tha Hyseni.

FITORJA

Zëvendës kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Naim ef Aliu falënderoi te gjithë ata që kanë bërë pagesën e kurbanave në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan ngase kjo siç tha ai na ka mundësuar neve që t`i ndihmojmë nevojtaret.

Sekretari i KBI në Gjilan dhe koordinatori i shoqatës “Bereqeti” i cili po menaxhon shpërndarjen e mishit ka potencuar se ky aktivitet do të vazhdoje deri sa të shpërndahet tërë sasia e mishin e prerë për komunën e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.