UBT

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ndihmon shërimin e Amelës

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan sot ka dorëzuar mjetet e tubuara nëpër xhamitë e Komunës së Gjilanit 8960.42 €, familjes së Amela Nezirit (6 vjeçe) e cila është bija veteranit të UÇK- së, Rifat Neziri, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë ku mundë të gjen shërim vetëm jashtë vendit.

Për këtë arsye kryetari i KBI në Gjilan sot u shpreh i gëzuar që sa do pak në bashkëpunim me imamët e xhamive të Komunës sonë kemi arritur të kontribuojmë për tubimin e një shume simbolike për shërimin e vogëlushes gjilanase.

KKGJILAN

Duhet theksuar se Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan nëpërmjet Shoqatës Bamirëse “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës ndihmon vazhdimisht shtresa të ndryshme të qytetarëve në nevojë thuhet në njoftimin e Agim Hysenit./rajonipress/